FOTO GALERI/ “Betohemi se s’do të lindim më fëmijë pasi të bëjmë...

FOTO GALERI/ “Betohemi se s’do të lindim më fëmijë pasi të bëjmë të 20-in!”

263
0
Shares

Prindërit e familjes më të madhe në Britani i lanë shikuesit të habitur, ndërsa vizituan studion e emisionit të mëngjesit me 20 fëmijët e tyre ditën e sotme. Sue, 42 vjeç, dhe Noel Radford, 46 vjeç, nga Morecambe, Lancashire, e shtuan familjen me fëmijën e tyre më të vogël dhe djalin e 11-të, Archie në shtator të vitit të kaluar dhe u betuan se ky do të ishte fëmija i fundit i tyre. Familja u shfaq në ITV’s Today Morning, duke zënë pjesën më të madhe të studios. Fëmijët, të moshës midis 28 vjeç deri në tre muajsh, u ulën ndërkohë që prindërit tregonin historinë e tyre të jetës.
Nëna u pyet nga prezantuesi : “Shumica e nënave që kanë pasur një, dy apo tre lindje thonë që janë “shkatërruar”, ju si ndiheni pasi keni lindur 20 fëmijë?”. Sue qeshi duke shpjeguar: “Unë mendoj vetëm lulëzoj, trupi im kthehet normal pas çdo lindje. Gjëja kryesore, vrapimi pas tyre më ndihmon të kthehem në formë mjaft shpejt”.
Çifti ka thënë se janë të lumtur të ndalojnë numrin e fëmijëve pasi mirëpritën djalin e tyre më të vogël. Archie u bashkua me vëllezërit e motrat Chris 28 vjeç, Sophie 23 vjeç, Chloe, 22 vjeç, Jack 20 vjeç, Daniel 18 vjeç, Luke dhe Millie 16 vjeç, Katie 14 vjeç, James 13 vjeç, Ellie 12 vjeç, Aimee 10 vjeç, Max 8 vjeç, Tillie 7 vjeç, Oscar 5 vjeç , Casper 4 vjeç, Hallie 2 vjeç dhe Phoebe 16 muajsh.
Çifti u takua për herë të parë kur Sue ishte vetëm shtatë vjeçe dhe linden fëmijën e tyre të parë, Chris, 28 vjet më parë, kur Sue ishte vetëm 14 vjeçe. Çifti vendosi ta mbante fëmijën. Më pas ata jetuan në shtëpinë e tyre të parë dhe u martuan. Pak kohë më pas ata mirëpritën fëmijën e tyre të dytë, Sophie, kur Sue ishte 17 vjeç. Ata u bënë gjyshër kur vajza e tyre Sophie lindi dhe tashmë ka tre fëmijë.
Familja jeton në një shtëpi në Viktoria, një shtëpi e vjetër kujdesi prej 240 mijë funtesh, që e blenë 13 vjet më pare. Ata shpenzojnë 300 dollarë në javë për blerjen e ushqimeve, me 18 pite, qumësht, tre litra lëng dhe tre kuti drithi që konsumohen çdo ditë. Kur bëhet fjalë për festimin e ditëlindjeve të fëmijëve të tyre, ata kanë një buxhet prej 100 euro për dhurata, ndërsa për Krishtlindje ata lënë mënjanë midis 100 dhe 250 euro. OraNews

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY