PS përmbys listën e deputetëve në Gjirokastër, ja emrat e rinj

PS përmbys listën e deputetëve në Gjirokastër, ja emrat e rinj

58
0
Shares

Partia Socialiste vazhdon të konfigurojë listat e saj të deputetëve në prag të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit. Pas emërimit të të deleguarve në 12 qarqe, ose ata që mund të quhen kryesuesit e listës së deputetëve, PS ka vazhduar me të tjera lëvizje deputetësh në qarqe të ndryshme. Qarku i Gjirokastrës ka 5 mandate deputetësh, 3 prej të cilave mbahen nga PS, 1  nga LSI dhe 1 nga PD. Deputetët të këtij qarku kanë qënë Erion Veliaj, Arben Ahmetaj, Anastas Angjeli, Dashamir Kamberi, Vladimir Kosta.
Dy deputetët e fundit kanë marrë mandatet pas dorëzimit të tyre nga Veliaj dhe Ahmetaj, të cilët në shtator të 2013-tës u bënë pjesë e kabinetit qeveritar. Sipas një rregulloreje të Edi Ramës, ministrat e kabinetit, dorëzonin mandatin e deputetit.
Në Qarkun e Gjirokastrës, lista e socialistëve duket se do të ketë ndryshim të plotë. Ish-kryesuesi i listës, Erion Veliaj, është zgjedhur kryebashkiak i Tiranës.
I dyti në listë, ministri aktual i Financave, Arben Ahmetaj është çuar në Kavajë, po do të jetë përfaqësuesi i këtij rrethi shkruan jugunews.net
Anastas Angjeli, i treti në listën e këtij qarku është spostuar për tu çuar në Gramsh dhe Librazhd, pra do të jetë një nga deputetët  e qarkut të Elbasanit. Ende nuk dihet fati i deputetit tjetër, Vladimir Kosta, i cili shpesh ka qënë mjaft debatues, i ashpër e kritik me një pjesë të kabinetit Rama dhe aleatin e mazhorancës, LSI. Në Gjirokastër, Rama ka sjellë në krye të listës Ministrin e Pushtetit Vendor, Blendi Çuçi, dhe të dytën ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro. Gjirokastra ka një ndryshim thuajse total të emrave që do përfaqësojnë këtë forcë politike, në zgjedhjet e 18 qershorit. Mesa duket, Gjirokastra ka qënë një shanc i mirë për Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj, që janë në dy poste kyçe, njëri si drejtues vendor i Bashkisë më të madhe në vend dhe tjetri si Ministër i Financave. Por bilanci i tyre do të bëhet nga qytetarët e Gjirokastrës, në 18 qershor, 2017.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY