Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lulzim Basha tregon tre momente ku ndahet me ambasadorin

26/12/2017
Lulzim Basha komenton “lapsusin” në letrën e Ramës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari I PD-së, Lulzim Basha rrëfeu sonte në top story të Sokol Ballës vec të tjerave edhe diferencat që ndan me ambasadën amerikane dhe ambsada të tjera në lidhje me situatën në vend. Sipas Bashës ka tre gabime të tyre pasi gazetari e pyeti në lidhje ambasadën amerikane.
Sokol Balla: Ju thoni që Zoti Rama është kryeprokuror i vendit dhe ky nuk është nje perceptim i vogël, por një perceptim i gjerë. Duket se më shumë se sa Edi Rama, te kryeprokurori i përkohshëm u investua amabasada e SHBA…
Lulzim Basha: Nuk ka asnjë informacion që ta mbështes këtë supozim.
Sokol Balla: Mbrojtën mënyrën sesi ajo duhej të zgjidhej. Doli OPDAT, EURALIUS, doli vetë z, Lu dhe mbajtën një deklaratë të fortë…
Lulzim Basha; OPDAT, EURALIUS e kanë gabim. Opinioni i tyre s’ka asnjë vlerë ligjore, ka zero vlerë ligjore dhe nga ana e argumentave, është një gabim trashanik.
Sokol Balla: Edhe kur del ambasada amerikane nuk ka vlerë ligjore…
Lulzim Basha: Unë nuk komentoj ambasadat dhe ambasadorët, po mund t’iu them se që mosdenoncimi i drogës ishte gabim ,mos shkuarja deri në fund e dekriminalizimit ishte gabim. Dhe se mbështetja e shkeljës së Kushtetutës dhe në vecanti reformës në drejtësi që është një investim i përbashkët, do të ishte një gabim trashanik. Nuk do të zgjidhte asgjë. Do të binim në të njëjtat pozita të qëllimi justifikon mjetin dhe kjo do na çojë në një katastrofë totale. Nuk do të na cojë aty ku duam të gjithë, në një reform në drejtësi me gjyqtarë dhe prokurorë me integritet që luftojnë dhe nuk mbrojnë krimin dhe korrupsionin, por do të na çojë në kukulla, në duart e një mazhorance të kapur në flagrancë, në shtrat me krimin. Mënyra për ta ndryshuar këtë situatë  nuk është as duke heshtur, as duke pranuar, as duke shpresur se qëllimi i mirë mund të justifikojë mjetin e keq. Opozita ka patur të drejtë. PD ka pasur të drejtë, koha na ka dhënë të drejtë për dekriminalzimin, për luftën kundër drogës, qëndrimin tonë për reformën në drejtësi, për qëndrimin tonë për zgjedhjet. Në këto katër kauza opozita ka patur të drejtë. Detyra jonë tani është që në këtë errësirë shpirtërore në radhë të parë, psikologjikë për shqiptarët, po ashtu politike, institucionale dhe ekonomike, të ndezim një dritë shprese. Dhe këtë dritë shprese ne do ta ndezim me të gjithë shqiptarët e ndershëm. Duke u bashkuar në një aleancë vlerash që ka të gjithë fuqinë numerike, shpirtërore, dhe politike për t’iu kundërvënë të keqes. Edhe me gjithë këto mjete me qindra million euro të drogës, me institucione të kapura, me media të kapura, me ekonomi që ngëlçon nga monopolet në dorë të një grushti njerëzish apo kryeministrit, prapë se prapë, e keqja është pakica. Shumica dërmuese e shqiptarëve nuk pajtohen me këtë gjendje. Opozita jo se jo. Prandaj hapi i parë dhe lajmi i mirë për Vitin e Ri është ndërtimi i një aleance vlerash me këdo që beson se, Shqipëria nuk është në rrugën drejt një Shqipërie europiane, por është drejt një errësirë absolute. Ti kundërvihemi të keqes me të gjitha forcat dhe të gjitha mënyrat dhe të hapim një kapitull të ri. Duke rikthyer zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Duke zbatuar reformën në drejtësi, duke cliruar ekonominë dhe duke i dhënë mundësinë njerëzve të jetojnë me nder dhe dinjitet në shtëpitë e tyre.

Tags: ambasadori luEdi RamaLulzim Bashasokol balla

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Nuk ka zgjerim ekonomik me BE si alternativë për shmangien e kritereve politike

25/03/2026
Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

Propozimi Rama–Vuçiç për “Shengenin pa standarde”? Gjipali: Tashmë e kemi integrimin tregtar

25/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kushtetuesja e Kosovës shmang zgjedhjet e parakohshme, Presidenti i ri brenda 34 ditësh

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.