Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qazim Sejdini nën masa të rrepta sigurie, çfarë po ndodh?

07/02/2017
Qazim Sejdini nën masa të rrepta sigurie, çfarë po ndodh?
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prej disa muajsh kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, po lëviz nën masa të rrepta sigurie.
Një ekskortë e policisë po e ndjek atë në çdo lëvizje, brenda dhe jashtë qytetit të Elbasanit. Lapsi.al zbuloi se policia i ka shtuar masat e sigurisë, per arsye se Sejdini ndihet i kërcënuar nga një prej grupeve më të rrezikshme kriminale që vepron në qytetin e Elbasanit. Ky grup dyshohet për një sërë vrasjesh të ndodhura në Elbasan e Tiranë dhe për trafik droge.
Burime të besuara në policinë e Elbasanit thanë për Lapsi.al se kërkesa për t’i rritur masat e sigurisë për kryebashkiakun ka ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.  “Sejdini lëviz me eksortë prej muajit nëntor 2016. Ai shoqërohet me policë edhe në banesë”, konfirmoi një burim për Lapsi.al.
Përse kërcënohet kryetari i Bashkisë së Elbasanit?
Marrja në mbrojtje e 67– vjeçarit që është në vitin e 10 të drejtimit të qytetit të Elbasanit, në mandatin e tretë, nuk ka të bëjë me funksionin e tij publik. Qazim Sejdini është përfolur shpeshherë si njeriu që ka ditur t’i kënaqë të gjitha palët me pushtetin që ka. Ai ka ruajtur në këtë mënyrë ekuilibrat mes grupeve të fuqishme që veprojnë në Elbasan.
Grupi kriminal, nga i cili ai ndihet i kërcënuar së fundi, nuk zhvillon ndonjë aktivitet të lidhur me leje ndërtimi, tendera apo punë të tjera që shpërndan bashkia. Ai kryen veprimtari të paligjshme, kryesisht në trafikun e drogave të forta dhe është i përfshirë në një zinxhir hakmarrjesh prej më shumë se 1 dekade.
Burimet e sipërpërmendura sqaruan për Lapsi.al se ky grup pretendon se Qazim Sejdini mund të mbështesë një grup rival të tyre në këtë aktivitet të paligjshëm dhe se mun të ketë lidhje familjare me drejtues të tij. Policia e ka marrë këtë informacion, por deri tani nuk ka mundur t’i verifikojë këto pretendime.
Kush e kërcënon kryebashkiakun?
Disa anëtarë të grupit, nga i cili ndihet i kërcënuar Sejdini, ranë pre e një atentati pak muaj më parë në Elbasan. Asnjëri prej tyre nuk mbeti i vrarë. Që nga ajo kohë ata janë mbajtur në vëzhgim të rreptë nga policia, e cila, gjatë kësaj periudhe,  ka mundur të informohet se të mbijetuarit e atentatit fajësojnë grupin rival për tentativën e vrasjes. Ata kanë përmendur në bisedat e tyre emra e krerëve të grupit dhe atë të Qazim Sejdinit. Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, e konsiderojnë si mbështetës të rivalëve, të cilëve u ofron prej kohësh mbrojtje dhe lehtësira, si pasojë e lidhjes së pretenduar familjare që ka me një nga drejtuesit kryesorë të tij.   Nisur nga ky fakt dhe duke vlerësuar shkallën e rrezikshmërisë të grupit, policia ka vendosur menjëherë  t’i caktojë eskortë Sejdinit.
Policia po mban nën vëzhgim njëkohësisht edhe anëtarët e dy grupeve, të dy të fuqishëm në trafikun e drogës, aktivitet nga i cili dyshohet se kanë përfituar shuma të konsiderueshme. Një pjesë të këtyre parave, që përllogariten në dhjetëra milionë euro, i kanë investuar në biznese të ndryshme e pasuri të paluajtshme. /Lapsi.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.