Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vota e Shqipërisë kundër SHBA, eksperti amerikan: Mund të kishit abstenuar në OKB

23/12/2017
Vota e Shqipërisë kundër SHBA, eksperti amerikan: Mund të kishit abstenuar në OKB
Share on FacebookShare on Whatsapp

Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Janusz Bugajski, tha se nuk beson se vota e vendeve që u shprehën pro rezolutës do të ketë ndonjë efekt mbi këto vende. Shtetet e Bashkuara, tha ai, nuk mund të ndëshkojnë tërë ato vende që votuan pro, sidomos vendet myslimane.

Zoti Bugajski tha se deklaratat amerikane më tepër se një kërcënim janë një paralajmërim. Për shembull, SHBA mund të shkurtojnë ndoshta kontributin e tyre ndaj Kombeve të Bashkuara në tërësi. Por nuk mendoj, tha zoti Bugajski, se do të kishte pasoja në kuptimin e marrëdhënieve dypalëshe me vendet që votuan kundër Shteteve të Bashkuara. “Çdo marrëdhënie dypalëshe, – tha ai, – do të shqyrtohej në bazë të meritës së saj dhe jo në bazë të një vote të vetme në OKB.”

Lidhur me argumentin e ministrisë së Jashtme të Shqipërisë se Shqipëria votoi në linjat e Bashkimit Evropian, zoti Bugajski tha se ky argument nuk është dhe aq bindës, sepse nuk ekziston një qëndrim i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe në fakt disa vende të BE-së abstenuan: Polonia, Hungaria, Rumania e të tjera. Pavarësisht nga qëndrimi i BE-së, tha eksperti, ky ishte një votim më tepër simbolik. “Megjithatë, – tha ai, – SHBA vëzhgojnë se cilët vende e mbështesin në kohë të vështira, prandaj, qëndrimi më i mirë për Shqipërinë do të kishte qenë që ajo të kishte abstenuar.”

Reagimi i DASH: Ndërkohë, Departamenti amerikan i Shtetit reagoi duke thënë se mënyra se si kanë votuar vendet e ndryshme nuk është i vetmi faktor që administrata amerikane do të mbante parasysh në marrëdhëniet e SHBA me vendet që zgjodhën të votojnë pro rezolutës./VOA/

Tags: eksperti amerikanopsioni i abstenimitvota kunder SHBA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Zbulohen 21 kandidatët në garë për drejtimin e katër qarqeve të Policisë së Shtetit

26/05/2026
Sarandë, sulmohet turisti i huaj dhe grabitet, 3 persona në pranga

Operacion i policisë në Sarandë dhe Ksamil për ndërtimet pa leje, urdhër-arreste për policë e biznesmenë

26/05/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Kushtetuesja rikthen në Gjykatën e Lartë Erion Veliajn. A do ta lirojë Sadushi

25/05/2026
Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas gati katër orësh

Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas gati katër orësh

25/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

Zbulohen 21 kandidatët në garë për drejtimin e katër qarqeve të Policisë së Shtetit

26/05/2026
Sarandë, sulmohet turisti i huaj dhe grabitet, 3 persona në pranga

Operacion i policisë në Sarandë dhe Ksamil për ndërtimet pa leje, urdhër-arreste për policë e biznesmenë

26/05/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Kushtetuesja rikthen në Gjykatën e Lartë Erion Veliajn. A do ta lirojë Sadushi

25/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.