Vota kundër Trump përplas Metën me Ramën, Presidenti: E panevojshme, nuk pasqyron...

Vota kundër Trump përplas Metën me Ramën, Presidenti: E panevojshme, nuk pasqyron qëndrim shtetëror

118
0
Shares

Lidhur me votën e Shqipërisë kundër SHBA-së dhe pro një rezolute të iniciuar nga Turqia dhe shtetet arabe për vendimin e Trump mbi njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta. Kreu i Shtetit me anë të zëdhënësit të tij, Tedi Blushi, shpreh indinjatën për faktin se as kryeministri Edi Rama dhe as ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nuk janë konsultuar paraprakisht me të për votën që do të jepej në Nju Jork. Ai gjithashtu e konsideron votën kundër si tërësisht të panevojshme, pasi Shqipëria aleatin e saj kryesor ka vetëm SHBA-të.

Deklaratë e zëdhënësit të Presidencës Tedi Blushi:

Presidenti i Republikës nuk është konsultuar dhe informuar paraprakisht lidhur me qëndrimin që do të mbahej ndaj kësaj çështjeje të rëndësishme, jo vetëm për politikën e jashtme të Shqipërisë, por për mbarë kombin shqiptar. Presidenti vlerëson se ky qëndrim dhe kjo votë kundër, tërësisht e panevojshme, nuk pasqyron një qëndrim shtetëror dhe aq më tepër një qëndrim e konsensus mbarëkombëtar.

Presidenti thekson se nuk duhet të harrojmë se SHBA mbetet aleati dhe partneri me i rëndësishëm strategjik, ndaj qëndrime e vendime të tilla që duhet të jenë të mirë koordinuara. Populli dhe kombi shqiptar nuk e harrojnë kurrë dhe i janë mirënjohës vendimeve historike të SHBA-së lidhur me ekzistencën jetike të kombit dhe të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë dhe të Kosovës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY