Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GRAFIKU/ Shqiptarët shumë duhanpirës, krahasimi me Europën

08/02/2017
GRAFIKU/ Shqiptarët shumë duhanpirës, krahasimi me Europën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Që shqiptarët janë një popull duhanpirës, dhe nuk heqin dorë nga vesi, edhe pse ai po bëhet gjithnjë më i shtrenjtë, këtë e konfirmojnë tashmë edhe statistikat krahasuese në nivel europian. Sipas një vëzhgimi të Project Sun, të kryer nga firma audituese KPMG, Shqipëria renditet në vendin e katërt në Europë përsa i përket shitjeve të cigareve për frymë për moshën mbi 15 vjeç.
Me rreth 2000 fije cigare në vit të shitura për frymë, Shqipëria renditet në të njëjtin nivel me Maqedoninë, sipas të dhënave që i përkasin vitit 2016 (shih grafikun).
Më duhanpirës sesa shqiptarët e maqedonasit në Europë janë vetëm bullgarët, me rreth 2300 fije në vit, që renditen të parët dhe fqinjët grekë me rreth 2200 fije.
Në përgjithësi të gjithë vendet e Ballkanit gjenden në zonën e kuqe, si Mali i Zi, Serbia, Sllovenia.
Në Europë, ata që pinë më pak duhan janë suedezët, me rreth 700 fije cigare për frymë në vit, të ndjekur nga norvegjezët, anglezët e holandezët.
Në Shqipëri, çmimi mesatar i një pakete cigare me 20 fije është 1.8 euro, ndërsa në Maqedoni është shumë më e lirë, 1.09 euro, në Serbi 1.63 euro . Në raport me vendet e tjera, gjithsesi një paketë cigare në Shqipëri është më e lirë. Në Greqi është 3.71 euro, në Itali 4.66 euro, ndërsa në Gjermani 5.34 euro.
Në Britani, një ndër vendet ku konsumohet më pak duhan, një paketë kushton më shumë se 10 euro. Edhe në Norvegji për një paketë duhet gati 11 euro. Në Suedi, vendi ku konsumohet më pak, çmimi i paketës nuk është aq i shtrenjtë sa në dy vendet e tjera, por luhatet në 5-6 euro.
Më e lirë cigarja është në vendet baltike, ku psh në Ukrainë kushton 0.58 euro,  në Rusi 0.83 euro, në Moldavi 0.66 euro.
Të dhënat globale tregojnë se në përgjithësi shtetet europiane kanë nivelin më të lartë të duhanpirjes në botë. Nga shtetet e kontinenteve të tjera, në listë është Kina, Libani, Koreja e Jugut, me rreth 2 mijë fije për frymë në vit. Dy shtetet që pinë më pak cigare në botë janë Uganda, Ishujt Solomon, Guniea, me më pak se 50 fije për frymë në vit.
Në Shqipëri, sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, rreth 40% e shqiptarëve janë duhanpirës.  Megjithatë, rritja e vazhdueshme e çmimeve dhe ndalimi i pirjes së duhanit në ambientet e brendshme të lokaleve ka ndikuar në reduktimin e konsumit. Sipas të dhënave në Ministrisë së Financave, për 11 mujorin 2016, importet e cigareve ishin gati 2700 ton, nga gati 4 mijë ton për të njëjtën periudhë të 2010-s. Gjithsesi, rritja e çmimeve të cigareve të gatshme vlerësohet se ka nxitur dhe konsumin e duhanit të dredhur.

grafikuuuu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.