FOTO/ Presidenti Meta me Xhaferrin: Presim miratimin e ligjit për gjuhën shqipe...

FOTO/ Presidenti Meta me Xhaferrin: Presim miratimin e ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni

91
0
Shares

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur sot në një takim të veçantë, Kryetarin e Asamblesë së Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi. Presidenti Meta theksoi se, mezi presim anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe e siguroi Kryeparlamentarin Xhaferi për mbështetjen e fortë të Shqipërisë në këtë drejtim. Duke vlerësuar tendencën pozitive për zgjidhjen e çështjes së emrit, Presidenti Meta nënvizoi se, stabiliteti dhe zhvillimi i Maqedonisë është në interesin e drejtpërdrejtë të Shqipërisë, por edhe për të gjithë rajonin.

Presidenti Meta shprehu besimin për miratimin së shpejti të ligjit për gjuhën shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë, duke theksuar se ky akt do të ndihmonte në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndër-etnike në Maqedoni. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan takimin e parë midis Qeverive të të dy vendeve, si dhe ndanë të njëjtin mendim se zhvillimet e sotme rajonale dhe globale kërkojnë një bashkëpunim dhe ndërlidhje edhe më të mirë, infrastrukturore, energjetike dhe njerëzore midis dy vendeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY