FOTO/ Nusja e re “varroset” për së gjalli

FOTO/ Nusja e re “varroset” për së gjalli

69
0
Shares

Një nuse britanike dhe të ftuarit e saj u varrosën për së gjalli nën rrënoja, pasi tavani i hotelit ku do të zhvillohej dasma ra mbi ta.

Sarah dhe John Wenham kishin vite që kursenin për të patur dasmën e ëndrrave të tyre në Kubë, që kushtonte më shumë se 25 mijë paundë.

Por ata përfunduan duke vënë jetën e tyre në rrezik, kur tavani i sallës ku do të zhvillohej dasma, në hotelin Sol Rio De Luna y Mares në Kubë, ra papritur dhe i zuri të gjithë poshtë, bashkë me të ftuarit duke plagosur shumë prej tyre.

35 – vjeçarja Sarah tha se fillimisht kishin parë tavanin të lëvizte e më pas ishte dëgjuar një zhurmë e fuqishme. Nusja e re shpjegoi se pjesët që i ranë mbi trup ishin kaq të rënda sa nuk mund të lëviznin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY