VIDEO/ Shqiptari “spektakël” policisë në Meksikë, ndjekje si nëpër filma

VIDEO/ Shqiptari “spektakël” policisë në Meksikë, ndjekje si nëpër filma

116
0
Shares

Tentativa për të shmangur bllokimin e makinës nga policia i ka kushtuar shtrenjtë një shqiptari, i cili për të mos iu bindur urdhrit ka aksidentuar rëndë një punonjëse policie dhe ka tentuar të largohet.
Mediat meksikane kanë publikuar lajmin bashkë me një video nga momenti i aksidentit. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është arrestuar pasi është ndjekur gjatë nga policia, në një prej zonave më të populluara të Meksiko Siti dhe në bulevardin më të famshëm të tij, “Paseo dela Reforma”.
Pas arrestimit, në makinën shqiptarit i është gjetur një hanxhar dhe një neutralizues elektrik. Menjëherë prokuroria meksikane ka nisur verifikimet për këtë person, duke kërkuar informacione në Ambasadën e Shqipërisë në Uashington, e cila mbulon dhe Meksikën.
Por policia ka kontaktuar edhe autoritetet federale për të zbuluar se me çfarë statusi shqiptari, mosha e të cilit raportohet herë 33 herë 38 vjeç, ndodhej në Meksikë.
Top Channel ka kontaktuar Ministrinë e Jashtme për më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje dhe identitetin e shtetasit shqiptar të arrestuar, por deri më tani ende nuk ka asnjë informacion.
I vetmi element i besueshëm është fotoja e shqiptarit, armët e gjetura në makinë dhe përpjekja e tij për t’iu shmangur një gjobe të policisë, sikurse ndodh rëndom në Shqipëri. Një gjobë që tani mund t’i kushtojë shtrenjtë, sidomos pas plagosjes së agjentes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY