Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRI & FOTO/ Bulqizë, atentat me armë një personi me disa precedentë penalë

11/12/2017
EMRI & FOTO/ Bulqizë, atentat me armë një personi me disa precedentë penalë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Të shtëna me armë zjarri me objektiv drejtuesin e një makine në lëvizje, ka pasur pasditen e sotme në zonën e Bulqizës. Nga ngjarja, fatmirësisht nuk ka të plaguar.
Ka qenë një telefonatë rreth orës 18.30 ka dhënë alarmin në sallën operative të Komisariatit të Policisë.
Drejt vendit të ngjarjes shkuan forca të shumta policore dhe grupi hetimor,ku kanë konstatuar se, në rrugën që lidh fshatin Godvi me fshatin Peladhi, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit “Land Rover” me targa AA 489 RA, që drejtohej nga Fadil Tërnova, 29 vjeç, banues në fshatin Peladhi.
Drejtuesi i automjetit nuk ka ndaluar, por është larguar nga rruga që lidh fshatin Godvi me fshatin Peladhi, rreth 500 metra nga vendi i ngjarjes e më pas ka lënë automjetin në anë të rrugës, dhe ka njoftuar Policinë.
Nga të shtënat, drejtuesi i automjetit, i cili lëvizte i vetëm, nuk ka marrë asnjë lëndim.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa gëzhoja. Nga këqyrja paraprake e automjetit janë dalluar dy shenja plumbi. Dyshohet se është qëlluar me armë automatike.
Forca të shumta policore të mbështetura dhe nga forcat e policisë së Drejtorisë Vendore Dibër, kanë ngritur pika të shumta kontrolli, po krehin zonën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Në lidhje me këtë ngjarje po hetohet intensivisht, pasi personi i dëmtuar mbart rekorde të theksuara kriminale dhe penale.

Kush është objekti i sulmit
I riu, të cilit iu bë atentat pasditen e sotme në zonën e Bulqizës, sipas Policisë Vendore, mbart rekorde të theksuara kriminale dhe penale.
Disa vite më parë, ai është skeduar nga policia si autor i dyshuar i një tentative për vrasje ndërsa në vitin 2013 është arrestuar si autor i dyshuar i një vrasjeje. Tre vite më vonë, gjykata e ka liruar me shërbim prove.

 

Ngjarjet kriminale për të cilat është proceduar Tërnova

– Më datë 09.12.2009, rreth orës 15.30, e ne vendin e quajtur “Pishat” përballë lokalit të shtetasit A. T.i, shtetasi Fadil Ternova ka qëlluar me armë zjarri Pistolet shtetasin V. Sh., i cili ka mbetur i plagosur rendë.

– Me date 19.01.2012, rreth orës 12.30, në kuadrin e operacionit të koduar “Pishat”, të organizuar nga ana e Sektorit Për Krimet e Rënda, për kapjen e personit në kërkim Fadil Ternova. U be arrestimi në flagrancë i tij dhe nga kontrolli i ushtruan ju gjeten dhe sekuestrua ne cilësinë e provës materiale një Pistoletë, dhe një krehër me tete copë fishek. (Për këtë është dënuar e ka bërë vetëm 8 muaj burg).

– Me date 24.11.2012, rreth orës 12.00, është shpallur në kërkim nga ana e Komisariatit te Policisë Bulqizë për veprat penale “Kanosje” dhe “Plagosje e lehte me dashje”.

– Me datë 20.04.2013, rreth orës 15.00, në lagjen Gjeologu të qytetit Bulqizë përballë lokalit të shtetasit I. B. pas një shkëmbimi zjarri shtetasi Fadil Ternova dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. Sh. dhe ka plagosur rëndë shtetasin V. Sh. si dhe ka mbetur i plagosur edhe vetë shtetasi Fadil Ternova. Lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar shtetasit Fadil Ternova, Luan Ternova dhe Vehap Shehu.( Për këtë ngjarje ka bërë 2 vjet paraburgim që i është llogaritur 3 vite burg).

 

Tags: atentatFadil Ternova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.