Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Top Channel “hedh në erë” propagandën e Ramës: Përmbytja e 2017 shkaktoi dëme më të mëdha se ajo e 2015

05/12/2017
Top Channel “hedh në erë” propagandën e Ramës: Përmbytja e 2017 shkaktoi dëme më të mëdha se ajo e 2015
Share on FacebookShare on Whatsapp

Përmbytjet që paralizuan gjysmën e territorit të vendit në këtë fillim vjetori, kryeministri Edi Rama i cilësoi si tepër të vogla në krahasim me ato të 2015. Duke ju referuar dëmit të shkaktuar, kryeministri shkoi në thuajse të gjitha zonat e përmbytura dhe foli për investimet e qeverisë së tij që kanë parandaluar përshkallëzimin e situatës. Por propaganda e Ramës shkallmohet nga një konrikë e televizionit kombëtar Top Channel, ku theksohet se kostot e përmbytjes tre ditore janë më të mëdha se në 2015.

Kronika e TCH:

Dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e këtij viti janë disa herë më të larta se sa në vitin 2015 kur ndodhi përmbytja e fundit masive. Top Channel krahason të dhënat zyrtare nga Ministria e Brendshme dhe emergjencat civile për bilancin e dy përmbytjeve.

Sipas shifrave, rezulton se këtë vit numri i shtëpive të përmbytura është 4700 ose gati 7 herë më i madh nga ai që ishte dy vjet më parë. Edhe sipërfaqja e tokës së përmbytur këtë herë është më e lartë. Sipas Ministrisë së Brendshme në vitin 2015 u përmbytën 9992 hektarë tokë, ndërsa këtë vit rezulton se sipërfaqja e përmbytur është 10 mijë e 622 hektarë.

Dëmet këtë vit kanë qenë më të mëdha edhe në objektet publike. Sipas të dhënave këtë herë janë përmbytur 56 shkolla nga 16 që u përmbytën dy vjet më parë, ndërsa urat e dëmtuara kanë qenë 65 nga vetëm 10 që ishin në vitin 2015.

I vetmi bilanc pozitiv nga krahasimi i dy përmbytjeve rezulton ai i bizneseve, të cilat këtë vit janë përmbytur më pak nga 300 që ishin në 2015-ën në vetëm 40 këtë herë. Përse përmbytemi? Nga mbyllja e instituteve, te ndërhyrjet pa kriter në lumenj.

Në fillim të këtij viti, qeveria shpërndau 61 ekskavatorë të rinj për bashkitë e vendit, të cilat sipas kryeministrit do garantonin ujitjen e tokave por dhe do të shmangin përmbytjet. “Ambicia jone dhe objektivi ynë që do të realizohet brenda këtij viti është që të mos ketë asnjë parcelë ku uji të mos shkojë dhe kullimi të mos jetë i garantuar”, – tha Kryeministri Rama.

Por kur nuk është mbushur asnjë vit nga mbërritja e flotës së ekskavatorëve siç e pati quajtur Kryeministri, Shqipëria u përmbyt sërish. Madje këtë herë dëmi është disa herë më i lartë.

“Në radhë të parë duhet bërë një studim i plotë për të evidentuar gjendjen e argjinaturave. Kur është e mundur të bëhen riparime të argjinaturave, ndërsa atje ku mungojnë të ndërtohen argjinatura të reja”, – shprehet Vladimir Agalliu, ekspert hidroteknik për argjinaturat.

Dhimtër Vogli, i cili ka drejtuar institutin e studimeve të bonifikimit thotë se shumë nga lumenjtë problematikë kërkojnë ndërhyrje në themel. “Argjinaturat e Vjosës janë ndërtuar para 60 vjetësh. Por janë ndërtuar mbi bazën e kushteve që ishin atëherë, me vetëm 10 vjet vrojtime. Me mundësitë teknike që ishin atëherë. Sot janë mundësitë më të mëdha, qoftë tek ekskavatorët qoftë tek gërmimet. Së dyti në 60 vjet mund të ketë ndryshuar regjimi i lumit”, – shprehet Vogli.

Por sipas tij, këto studime nuk ka kush i realizon më, pasi Shqipëria i ka mbyllur institutet që kishin ekspertizën e nevojshme. Dhe në vend që të mbrojë qytetarët nga përmbytjet, shteti është bërë vetë shkaktari i tyre. Kur ndërtohet një rrugë duket të mos përkeqësojë regjimin e ujërave. Rruga duhet të jetë e fundit që përmbytet dhe jo e para”, thotë Vogli./TCH/

Tags: bie propagandademet me te medhaEdi Ramapermbyetjet 2017-2015Top channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.