Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Administrata çel konkurset për punonjës të rinj, qindra vende vakante nga SHISH-i, Garda e ministritë

05/12/2017
FOTO/ Administrata çel konkurset për punonjës të rinj, qindra vende vakante nga SHISH-i, Garda e ministritë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Institucionet e pavarura dhe disa nga degët e qeverisë kanë planifikuar rekrutimin e dhjetra punonjësve të rij, në pozicione të ndryshme, për vitin 2018. Shërbimi Informativ Shtetëror, për vitin 2018, ka planifikuar zgjerimin e organikës me 33 punonjës shtesë. Numri i ri i punonjësve është pranuar nga Komisioni i Sigurisë Kombëtare me anë të një raporti, i cili është miratuar nga Parlamenti. Për SHISH është miratuar edhe një fond prej 2 milionë euro shtesë, për blerjen e sistemit për grumbullimin dhe analizimin e informacionit.

Shqiptarja.com zbardh ekskluzivisht numrin e punonjësve shtesë për secilin institucion, duke iu referuar raporteve të miratuara nga organet e Kuvendit, për buxhetin e institucioneve të pavarura dhe ministrive.

Gradës së Republikës, për vitin 2018, i janë shtuar 50 punonjës. Rritja e numrit të punonjësve të Gardës është miratuar nga Komisioni i Ekonomisë, Ministria e Financave dhe Parlamenti.

Organika e Ministrisë së Drejtësisë do të zgjerohet me 25 punonjës. Referuar raporteve, numri i punonjësve është konfirmuar nga Komisioni i Ligjeve dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Financave.

Prokuroria e Përgjithshme

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar 58 punonjës shtesë. Kjo kërkesë as nuk është  miratuar as nuk është refuzuar nga Kuvendi, por do të shqyrtohet në një periudhë të mëvonshme, për shkak se ky institucion është në proces ndryshimesh për shkak të veprimit të Reformës në Drejtësi.

Kontrollit të Lartë të Shtetit i janë shtuar 5 punonjës, ndërsa Autoritetit të Konkurrencës, 4 punonjës. Shkolla e Magjistraturës ka planifikuar 4 punonjës shtesë, një pedagog dhe tre persona staf i brendshëm. Numri i punonjësve është konfirmuar nga Kuvendi. Organika e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, për vitin 2018, do të zgjerohet me 3 punonjës shtesë, numri ky i miratuar nga Kuvendi dhe Ministria e Financave. Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, ka kërkuar 5 punonjës shtesë, por Komisioni i Ligjeve i ka miratuar katër punonjës.

Autoriteti për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e Ish­Sigurimit të Shtetit ka kërkuar 40 punonjës shtesë, sipas strukturës së miratuar nga Kuvendit. Ky organ aktualisht ka vetëm 20 punonjës nga 60 që parashikon struktura. Pas diskutimesh, Komisioni i Ligjeve ka lënë të hapur mundësinë e shtimit të numrit të punonjësve me anë të një akti normativ.

Organet e tjera Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor ka kërkuar dhe planifikuar 72 punonjës shtesë, 20 ndihmësgjyqtarë, 20 koordinatorë me publikun dhe 32 sekretare/nëpunës gjyqësorë. Komisioni i Ekonomisë ka pranuar vetëm 5 punonjës shtesë. Gjykata Kushtetuese ka kërkuar dhe planifikuar për vitin 2018, 10 punonjës shtesë. Ndërsa për Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, është miratuar një fond prej 4 milionë lekë për orët shtesë të grupit të punës për zbatimin e Vetingut, pra që do të merren me kontrollin e pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Tags: administratafonde shtesevende pune

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.