Policia e Vlorës njofton se aksi rrugor nacional, që lidh komunën Brataj me fshatrat Kuç, Kallarat dhe Bolenë do të bllokohet dhe nuk do të lejohet kalimi i mjeteve apo i këmbësorëve. Autoritetet i druhen shkëputjes së një pjese të shpatit të malit, e cila për pasojë mund të rrezikojë jetët e njerëzve. Shërbimet e Policisë, EC dhe shërbimi i mirëmbajtjes së rrugëve ndodhen tashmë pranë këtij aksi për të qenë në gatishmëri lidhur me ndërhyrjet që mund të jetë e nevojshme. Policia gjithashtu u bën thirrje banorëve të këtyre zonave që për arsye sigurie të mos kalojnë në këtë aks.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/