FOTO & EMRI/ I dënuar gabimisht, lirohet pas 40 vitesh – Një...

FOTO & EMRI/ I dënuar gabimisht, lirohet pas 40 vitesh – Një polic besoi dhe luftoi për pafajësinë e tij

200
0
Shares

Craig Coley, 70 vjeç nga Los Angeles, u lirua nga burgu pas thuajse 40 vitesh, pasi një gjykatë vendosi se ai ishte burgosur gabimisht.
Coley kaloi më shumë se gjysmën e jetës së tij pas hekurave, i akuzuar dhe dënuar për vrasjen e partneres dhe djalit të tij.
Lirinë, megjithëse tej mase të vonuar, ia kushton një detektivi që besoi në pafajësinë e tij. Në vitin 1978, Coley u ndalua pasi partnerja e tij Rhonda Wicht, 24 vjeç, dhe djali i tyre Donald, 4 vjeç, u gjetën të vrarë në shtëpi.
Craig Coley, në atë kohë 31 vjeç, ishte i dyshuari kryesor dhe pavarësisht një gjyqi të parë të pasuksesshëm, Prokuroria pati sukses në përpjekjen e dytë dhe ai u dënua me burgim të përjetshëm.
11 vite më vonë, në vitin 1989, detektivi Mike Bender hapi rastësisht dosjen e Craig Coley dhe që në faqet e para kuptoi se shumë gjëra nuk shkonin. Pas një hetimi intensiv, Bender u bind se Coley ishte i pafajshëm dhe nisi betejën shumëvjeçare me autoritetet për të rihapur çështjen.
Kjo u bë e mundur vetëm në vitin 2015, pasi ish-policë treguan se që prej asaj kohe besonin se Coley nuk ishte fajtor. Hetimi i ri tregoi pa as më të voglin dyshim se, ADN-ja e Coley, e cila ishte përdorur si provë dërrmuese dekada më parë, as që ekzistonte mes provave.
Gjykatësi urdhëroi me shpejtësi lirimin e Coley, i cili doli nga burgu në kohë për Ditën e Falenderimeve, që e kaloi në shtëpinë e mikut të tij më të mirë, detektivit Mike Bender.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY