“Qengji i mirë që pi dy nëna”, Goranët e Kukësit: Duam mësim...

“Qengji i mirë që pi dy nëna”, Goranët e Kukësit: Duam mësim dhe në gjuhën bullgare

144
0
Shares

Me një vendim të qeverisë Rama, shumë të kontestuar nga historianë e politikanë, bullgarët u njohën me ligj si minoritet në Shqipëri. Vetëm pak kohë pasi kanë përfituar këtë të drejtë, komuniteti në Shqipëri ka paraqitur edhe kërkesën për t’iu plotësuar e drejta për arsimim në gjuhën bullgare. Ky komunitet i njohur si goranët, shtrihet në 9 fshatra në zonën e Kukësit dhe pjesëtarët e tij tani presin që fëmijët e tyre të mësojnë bullgarishten krahas gjuhës shqipe. “Kërkojmë sistem arsimor në gjuhën bullgare. Ne gjuhën e dimë, jo 100 % por shkrimi dhe leximi janë baza”, shprehen ata. Pasaporta bullgare për këta banorë të Kukësit të varfër është kthyer në burim shprese, sepse i mundëson punësimin në vendet e BE-së, por ata denoncojnë edhe abuzime. “Kanë shumë pasaporta por edhe janë refuzuar shumë sepse ka disa raste korrupsioni. Pasaportat tona kanë shkuar deri në Vlorë”, thonë goranët. Ata nuk bëjnë një ndarje mes Shqipërisë e Bullgarisë, por shprehen se do të jenë si qengji i mirë që pi dy nëna. “Qengji më mirë të pijë dy nëna se sa një. Ne do të hamë edhe andej edhe këtej”, deklarojnë ata.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY