Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Xhafaj ‘padit’ prokurorine, drejtoret me urdher arreste nuk i vezhgonte policia

25/11/2017
Xhafaj mesazh Ramës e Metës: Më shumë përgjegjësi në bashkëqeverisje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj deklaroi sot se policia nuk mbante pergjegjesi per deshtimin e arrestimit te zyrtareve te larte te policise. Sikurse tha ai, policia nuk i kishte nen vezhgim dhe nuk eshte pergjegjesi e saj deshtimi i kapjes se tyre:

Prononcimi i plote:

Pyetje: Keni emra konkret për personat që kanë dekonspiruar operacionin për arrestimin e ish-policëve?

Ministri Xhafaj: Sipas televizionit tuaj po.

Pyetje: Po sipas jush?

Ministri Xhafaj: S’besoj se jepni lajme të rreme.

Pyetje: Si ka mundësi që arratisen mes ditës tre ish-zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit?

Ministri Xhafaj: Së pari, ne nuk e dimë në mes të ditës apo natës. Këtë mund ta dini ju.

Nëse keni ndonjë fakt plus është mirë që t’ia jepni Prokurorisë.

Së dyti që është e rëndësishme, nuk ka qenë nën vëzhgimin tonë. Në momentin që është vënë në dijeni Policia atëherë ka filluar procesi i mbikëqyrjes nga Policia. Përpara këtij fakti nuk ka pasur dijeni Policia ose më saktë nuk i është lënë kjo detyrë Policisë.

Pyetje: I është lënë SHÇBA. Atëherë i bie që është dekonsipiruar nga SHÇBA. Prokuroria i ka lënë detyrë SHÇBA-së të mbajë në vëzhgim këta persona.

Ministri Xhafaj: Nuk është e vërtetë. Duhet të merreni informacion më të plotë, për shkak sepse deri në datën 22 që ka marrë aktet SHÇBA-ja nuk ka pasur dijeni për këtë gjë, ju thashë. Çfarë ka ndodhur më përpara duhet të pyesni Prokurorinë se më kë e ka pasur nën vëzhgim, jo Ministrinë.

Pyetje: Z.Xhafaj, Kryeministri i vendit tha se janë një grup personash të dyshuar për këtë ngjarje…

Ministri Xhafaj: Po të kisha emra konkretë të jeni të sigurt që unë nuk hezitoj që t’i çojë atje ku duhet t’i çojë.

Pyetje: A ishte ky një operacion i dështuar? Një goditje që merr operacioni “Forca e Ligjit”, është trumbetuar me forcë nga ana juaj.

Ministri Xhafaj: Po ç’lidhje ka kjo me operacionin “Forca e ligjit”?!

Gazetarja: Po duke qenë se me anë të operacionit të “Forcës së Ligjit” do të arrestohen të gjithë personat e botës së krimit. E përsa kohë ka urdhër arresti e urdhër ndalimi për tre zyrtarë…

Ministri Xhafaj: E para njëherë, të arrestohen të gjithë ata që kërkohen është detyrë e përhershme e Policisë së Shtetit, pavarësisht nga emërtimet e operacioneve.

E dyta, operacioni “Forca e Ligjit” është për grupet e strukturuara kriminale. Unë nuk di, për rastin në të cilin ju po flisni është pjesë, është për një grup të strukturuar kriminal.

Pyetje: Akuza është për një grup të strukturuar kriminal z.Xhafaj. Kjo është akuza.

Ministri Xhafaj: Kur të vijë kjo gjë nga Prokuroria, patjetër. Por nuk ka lidhje kjo se çfarë grupi është.

E rëndësishme është se kushdo që i shmanget drejtësisë duhet të jetë pjesë e objektit të punë së Policisë për të shkuar para drejtësisë. Kjo është e sigurt.

Pyetje: Si janë marrëdhëniet tuaja me Prokurorinë?

Ministri Xhafaj: Në Shqipëri ka shumë grupe të strukturuara kriminale. Po flasim për grupe të strukturuar kriminale në kuptimin që jep Kodi Penal. Dhe në këtë kontekst dhe ato për të cilat janë pjesë e atij operacioni. Natyrisht që ky proces sapo ka filluar. Kini durim ju dhe gjithë të tjerët se çfarë do të thotë.

Pyetje: Si janë marrëdhëniet e Ministrisë së Brendshme me Prokurorinë z.Xhafaj?

Ministri Xhafaj: Marrëdhënie thjesht institucionale.

Pyetje: Thuhet se ka një krisje për shkak të dekonspirimit të operacionit të fundit…

Ministri Xhafaj: Meqenëse ju, ju kam dëgjuar shpesh që dini shumë gjëra, thoni shumë gjëra, është e drejta juaj të bëni komente.

Pyetje: Unë ju bëra një pyetje, cilat janë marrëdhëniet tuaja me Prokurorinë?

Ministri Xhafaj: Edhe unë po ju përgjigjem se janë institucionale.

Gazetarja: Faleminderit!

Ministri Xhafaj: Faleminderit juve!

Tags: arrestinmiProkuroria e krimeve te RendaShcbaXhafaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.