5 hapa që rrezikojnë jetën tuaj në internet

5 hapa që rrezikojnë jetën tuaj në internet

97
0
Shares

Ka disa gjëra të cilat i bëjmë çdo ditë dhe që rrezikojnë identitetin dhe të dhënat tona në rrezik. Nëse praktikoni një higjienë të pastër të të dhënave çdo ditë, ju mund të mbroni veten dhe kompjuterin tuaj.

1. Mospërdorimi i një fjalëkalimi të fortë të llogarisë

Është e rëndësishme të përdorni fjalëkalime komplekse të cilat do të jenë të vështira për tu gjetur nga hakerat. Fjalëkalimet më të mira përfshijnë gërma të mëdha, të vogla, numra dhe karaktere të veçanta.

Ato nuk duhet të përmbajnë emrat tuaj, të bashkëshortes, familjes apo kafshëve që mund të keni. Nëse ju duket e komplikuar, atëherë mund të përdorni programe, si psh LastPass ose LockBox. Gjithashtu, mundohuni të mos mbani të njëjtin fjalëkalim për të gjitha llogaritë.

2. Vendosja e Faktorit të dytë

Faktori i dytë i identifikimit është procesi i konfirmimit të identitetit për një llogari përdoruesi online, duke shtuar një hallkë të dytë në kyçjen e llogarisë. Psh, nëse e aktivizoni këtë shtesë identifikimi në emailin e Yahoo, përveç fjalëkalimit të parë, faqja do ju çoj dhe një sms ose njoftim në aplikacionin e celularit duke ju dërguar një kod. Vetëm nëse vendosni këtë kod, atëherë ju mund të hyni në llogarinë tuaj. Shtimi i këtij faktori të dytë sigurie e bën thuajse të pamundur hyrjen në llogarinë tuaj nga hakerat.

3. Një mënyrë tjetër për të shmangur viruset është të trajnoni punonjësit ti shmangen faqeve online që bëjnë pyetësor.

Mësojini të mos hapin attachment nga emaili që nuk i presin nga dikush, si dhe të shmangin klikimin e linqeve nga faqet që nuk i njohin. Nëse kanë marr një email që kanë fituar një çmim, apo dhuratë, me siguri është një email virus i cili do ju shkaktoj pasoja nëse hapet. Kohët e fundit, hakerat janë sofistikuar shumë, ku dhe emailet me viruse nuk janë më aq të dallueshme nga përdoruesit.

4. Mos neglizhoni të bëni një kopje të të dhënave

E vetmja mënyrë që të shpëtoni të dhënat nga ndonjë sulm i mundshëm, aksident apo pakujdesi, është të krijoni një kopje të të dhënave tuaja. Nëse nuk përdorni një program automatik të ruajtës së dyfishtë të skedarëve, fotove apo dokumenteve tuaj, mund të instaloni ndonjë aplikacion i cili i ruan të dhënat tuaja në cloud (në një server jashtë shtetit).

Disa nga programet që ju mund të përdorni për ruajtje të dyfishtë të të dhënave, janë Dropbox, Google Drive, ICloud, Mega, Onedrive, etj. Por nëse të dhënat tuaja e kalojnë limitin e hapësirës së lejuar falas, ju duhet të paguani për çdo hapësirë shtesë, ose mund ta shmangni duke hapur dy ose më shumë llogari në to.

5. Mos injoroni ligjet e komunikimit

Mos dërgoni asnjëherë fjalëkalime të llogarive nëpërmjet emailit. Nëse dëshironi të hapni një llogari në internet, duhet të jeni të sigurtë se linku fillon me https, dhe jo http, pasi ka https ka elemente sigurie më shumë. Mos përdorni kompjutera në qëndrat e internetit apo ËiFi publik për tu loguar në llogaritë bankare online apo llogari të tjera të rëndësishme.

Ada Xhagolli

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY