Alibia e prodhuar nga biznesmeni Orest Sota dhe babai i tij për të justifikuar shumën prej 863 mijë euro që iu gjet në makinë së bashku me dy patenta të Saimir Tahirit, është rrëzuar sot nga Partia Demokratike. Sipas deputeti demokrat Enkeljd Alibeaj 863 mijë eurot nuk mund të përdoreshin për blerje hekuri nga kompania Kurum, pasi dokumentat zyrtare tregojnë se kjo kompani nuk mund të kryejë asnjë transaksion me para kesh.
Alibeaj nga selia blu ka publikuar dokumentat e gjykatës dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit duke theksuar se ato vërtetojnë që paratë janë të Saimir Tahirit. “PD disponon dokumentat e gjykatës së muajit shtator se administratori i Kurum e kishte të ndaluar çdo transkasion kesh për shkak të falimentit. Sipas këtyre dokumentave, çdo transkasion mbi 20 milionë lekë i administratorit do të ishte i pavlefshëm. Orest Sota do ta kishte të pamundur të bënte pagesa kesh dhe këto janë dokumentat që tregojnë këtë regjistrim në QKB. PD nuk ka pasur ansjë dyshim se paratë janë të Saimir Tahirit që po vazhdon përpjekjet për t’i shpëtuar akuzës”, tha Alibeaj. Në vijim përfaqësuesi i PD-së, shtoi se për PD edhe udhëtimi i Tahirit për në Gjermani kishte për qëllim zhdukjen e provave për tu mbrojtur më lehtë përpara organit të akuzës. “Provat e fundit tregojnë se fakti që po qëndronte afër babait për arsye shëndetësore nuk qëndron sepse babai i tij ka hyrë në Shqipëri para daljes së Tahirit nga Shqipëria. Po ashtu hetimet do të zbulojnë dhe pasurinë e shoferit të Tahirit. Rama po bën gjithçka për të mbrojtur ushtarët e tij të lidhur me krimin dhe drogën. Pohimi i Ramës para deputetëve se Tahiri nuk duhet të shqetësohet për patentat është vetëm një mesazh për pengimin e drejtësisë. Njesoj po vepron dhe me Vangjush Dakon. Heshtja e tij tregon përfshirje në trafikun e drogës”, deklaroi Alibeaj.
Deputeti Enkelejd Alibeaj, live nga selia e PD, në lidhje me çështjen Tahiri.
Publié par Partia Demokratike e Shqipërisë sur mercredi 22 novembre 2017
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/