Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOKUMENTI & KRONOLOGJIA/ Sot, 71 vjet nga ekzekutimi i inxhinierëve të Maliqit

19/11/2017
DOKUMENTI & KRONOLOGJIA/ Sot, 71 vjet nga ekzekutimi i inxhinierëve të Maliqit
Share on FacebookShare on Whatsapp
Nga Kastriot Dervishi
Kastriot Dervishi

Në mbledhjen nr. 59, datë 19. 11. 1946, Presidiumi i Kuvendit Popullor vendosi refuzimin e kërkesave për faljen e jetës së bërë nga të dënuarit e procesit të parë të “Maliqit” dhe familjarët e tyre, duke urdhëruar ekzekutimin me varje në litar të Abdyl Sharrës, Kujtim Beqiri dhe me pushkatim të Vasil Manos, Zorika Manos dhe Eugenio Scaturos.
Këneta e Maliqit nisi të thahej më 5 maj 1946. Punimet e saj duhej të mbaronin më 28 nëntor 1946, kurse në fakt, në fazën kryesore mbaruan në vitin 1951. Drejtues të punimeve ishin Abdyl Sharra dhe Kujtim Beqiri. Proceset ndaj teknikëve për gjoja “sabotime” ishin kombinacione dhe legjendime të përpiluara nga teknikët jugosllavë të Maliqit dhe regjimi komunist për të përligjur largimin e misionit amerikan në Tiranë. Dosjet hetimore-gjyqësore të këtyre proceseve janë tërësisht të manipuluara nga regjimi sepse janë marrë dhe zhvilluar në kushtet më të rënda të torturës psikike dhe fizike. Procesi i parë i Maliqit dhe proceset e tjera vijuese, synonin të implikonin qeverinë amerikane dhe diplomatin e saj Fultz. Sipas informacioneve të siguruara, Fultzi, vetëm nga zhvillimi i gjyqit e kuptoi kush i kishte drejtuar punimet në Maliq.
Nga maji 1945 e deri nëntor 1946, ngjarjet janë zhvilluar kështu:
– 8 maj 1945 misioni diplomatik amerikan mbërrin në Tiranë
– 10 nëntor 1945 qeveria amerikane njohu qeverinë komuniste me kusht deri në plotësimin e kushteve, e deri në këtë kohë nuk do kishte nivel të lartë diplomatik. Dy ditë më vonë, Hoxha deklaroi se ishin djegur arkivat e nuk i njihte traktatet me SHBA-në (si injorant i politikës nuk e dinte që traktatet hartohen në disa ekzemplarë)
– 13 gusht 1946, Enver Hoxha i deklaroi shefit të misionit diplomatik amerikan se qeveria e tij do njohë disa traktate me karakter dypalësh, vetëm pas njohjes së Shqipërisë nga SHBA.
– 20 shtator 1946, sekretari i shtetit, udhëzoi mosnjohjen e qeverisë komuniste të Hoxhës.
– 28 shtator 1946 nisin arrestimet në Maliq.
– 8 deri më 18 nëntor 1946 zhvillohet procesi i parë kundër “sabotatorëve”.
– 15 nëntor 1946 misioni amerikan largohet nga Shqipëria
– 19 nëntor 1946 ekzekutimi në Maliq i grupit të parë.

Tags: inxhinierekeneta Maliqpushkatim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.