Familjarët e avokatit Besnik Muço nuk binden për kufomën e gjymtuar të...

Familjarët e avokatit Besnik Muço nuk binden për kufomën e gjymtuar të gjetur në Leçe

118
0
Shares

Mediat italiane raportuan më herët se kufoma e gjetur brigjeve të Leçes, e gjymtuar, pa kokë dhe e zhveshur, mund t’i përkasë avokatit shqiptar Besnik Muço. Familjarët e avokatit, të kontaktuar nga ‘News24’, u shprehën se nuk kanë marrë ndonjë njoftim zyrtar nga autoritetet italiane dhe hedhin poshtë mundësinë që kufoma të jetë familjari i tyre. Do të jenë analizat e ADN-në që do hedhin dritë mbi ngjarjen. “Trupi është shumë i gjymtuar dhe duket se nuk ka kokë. Ai gjithashtu nuk ka rroba. Prandaj është e pamundur të identifikohet nga autoritetet në Leçe, të cilët e vendosën trupin në frigoriferin e morgut të qytetit”, raportojnë mediat italiane.Gruaja e Besnik Muços denoncoi më 2 nentor zhdukjen e bashkëshortit të saj tek karabinierët e Maceratës, të cilët po zhvillojnë hetimet për këtë denoncim, ndërsa ka mbërritur në Shqipëri pak ditë më parë për të ndjekur nga afër hetimet për gjetjen e bashkëshortit të saj, e femijet i ka lene me gjysherit ne Itali.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY