FOTO/ Policia italiane gjen mini-thesarin e vjedhur, arrestohen tre shqiptarë , ja...

FOTO/ Policia italiane gjen mini-thesarin e vjedhur, arrestohen tre shqiptarë , ja emrat

170
0
Shares

Policia italiane ka arrestuar së fundmi një shtetas shqiptar nën akuzën e vjedhjeve të shumta. I arrestuari Artur Gega, 29 vjeç, ishte pa dokumente të rregullta në Itali dhe u kap në një fast-food nën akuzën e vjedhjes.

Pas një kontrolli shtëpiak të kryer në një fermë në Ortona, skuadra e policisë në Chieti ku jetonin katër shqiptarë, duke përfshirë edhe Gegën, ka gjetur bizhuteri ari, syze të shtrenjta, vlera e të cilëve kap shifrën e 2 mijë eurove, ndërsa janë gjetur edhe 1900 euro si dhe sende të tjera të vjedhura. Policia ka zbuluar gjatë hetimeve se pjesa më e madhe e mallrave janë vjedhur nga banesa dhe biznese në mes të 29 tetorit dhe natën e 3 nëntorit të këtij muaji. Në kuadër të hetimeve, prokurori i Chietit kërkoi masën e sigurisë arrest me burg më 16 nëntor për dy të dyshuarit e tjerë, Ervis Osmani, 34 vjeç nga Bulqiza dhe Alfons Bushi, 26 vjeç nga Shkodra. Ndërkohë, është në kërkim edhe një shqiptar i katërt. Mediat lokale italiane shkruajnë se Gega është dënuar edhe në vitin 2014 për të një vepër penale. Ai është dërguar në burg pas arrestimit në pritje të masës së sigurisë nga gjykata.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY