Banorët e Zharrëzës i rikthehen protestave, qeveria i gënjeu për dëmshpërblimet

Banorët e Zharrëzës i rikthehen protestave, qeveria i gënjeu për dëmshpërblimet

141
0
Shares

Protesta ekselente e banorëve të fshatit Zharrëz, që nisën një rrugëtim maratonë në këmbë nga Fieri në Tiranë, për t’i treguar qeverisë se do të bëjën gjithçka për banesat e tyre ka mbetur në mendjen e të gjithëve. Asokohe ish-zv/kryeministri Niko Peleshi i premtoi banorëve se do të dëmshpërbleheshin për dëmet e shkaktuara nga Bankers Petrolium, por qeveria sërish nuk e mbajti fjalën. Ka kaluar afërsisht një vit nga lëkundjet e fuqishme të tokës, ku u dëmtuan qindra banesa në Zharrëz banorët ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet. Kjo situatë sipas ABC Neës ka detyruar banorët e Zharrëzës që të rinisin protestat për të kërkuar dëmshpërlimet e banesave të dëmtuara nga lëkundjet e tokës. Në Zharrëz u dëmtuan 200 shtëpi, nga të cilat 70 u bënë të pabanueshme. Lëkundjet e tokës u shkaktuan nga Bankers Petroleum gjatë operacioneve naftënxjerrrëse.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY