DETAJE/ Itali, 1 milion euro kokainë në fenerin e makinës, ja si...

DETAJE/ Itali, 1 milion euro kokainë në fenerin e makinës, ja si u zbuluan dhe arrestuan tre shqiptarët dhe 60-vjeçari grek

195
0
Shares

Tre shqiptarë dhe një shtetas grek janë arrestuar nga policia italiane në Frosinone të kapur në flagrancë me 11 kilogramë kokainë. Arrestimi ka ardhur si pasojë e një aksioni të realizuar nga Policia italiane dhe Guardia di Finanza gjatë mbrëmjes së kaluar, pas një hetimi që kishte nisur në zonën hekurudhore e njohur si vend i preferuar për përdoruesit dhe shpërndarësit e drogës.
Gjatë këtyre hetimeve, ishte pikasur një automjet Volkswagen “Tiguan” me targa greke i dyshimtë në rrugë “Gaeta”.
Pas kryerjes së disa kontrolleve, rezultoi se pikërisht në atë zonë ishte rezident një shtetas shqiptar me precedentë kriminalë për veprën penale të shpërndarjes së drogës.
Në këtë pikë, me ndihmën e kolegëve të skuadrës lëvizëse filloi një shërbim vëzhgimi.
Pas rreth 5 orësh monitorim, tre persona me origjinë shqiptare u panë të hynin në parkimin ku ndodhej makina me targa greke, që drejtohej nga një 60-vjeçar me origjinë greke.
Në atë moment policia ndërhyri. Nervozizmi i çuditshëm i treguar nga shqiptarët ka bërë dyshues efektivët që filluan të çmontonin makinën. Dhe vetëm me heqjen e një feneri, të vulosur mirë, u gjetën 11 kilogramë kokainë, nga të cilat do të nxirreshin rreth tetë mijë doza. Në tregun me pakicë, e gjithë kjo drogë do të sillte të ardhura më shumë se 1 milion euro.
Katër personat u arrestuar për trafik droge. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 5 automjete dhe 13 telefona. Ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbuluar se nga ka ardhur droga dhe për kë ishte destinuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY