Një i ri shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Greqi, pasi makina me të cilën ai po udhëtonte doli nga rruga dhe u përplas. Ngjarja ka ndodhur në Igumenicë, në kilometrin e 3-të të rrugës Sivota-Brahana. Emri i shqiptarit ende nuk është zbuluar, ndërsa policia tha se ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë.





