FOTO GALERI/ Ankohet anglezja: Si më mashtroi shqiptari, u martua me mua...

FOTO GALERI/ Ankohet anglezja: Si më mashtroi shqiptari, u martua me mua vetëm për vizën

82
0
Shares

Michelle Rawlins, një grua mbipeshë nga Sheffield, nënë e dy fëmijëve ka rrëfyer historinë e jetës së saj plot dështime, duke treguar edhe pjesën kur u mashtrua nga një shqiptar, i cili u martua me të vetëm për të siguruar një vizë në Angli.

Michelle me shqiptarin

Michelle me shqiptarin

Për
The Sun
, ajo 51-vjeçarja tregon e motivi i jetës së saj është t¡ frymëzojë gra e vajza të tjera, që ta duan veten, e të mos besojnë kollaj tek të tjerët që i duan vetëm për përfitime.

mishele1

Ajo thotë se nuk kishte fare besim te vetja, pasi nuk e donte pamjen e saj. Shokët në shkollë e tallnin për shkak të peshës dhe këtë e vuajti gjithë jetën.

Pjesë e historisë së dhimbshme të saj është takimi me një shqiptar, kur ajo ishte me pushime në Selanik tek një e njohura e saj me emrin Emma.

Ajo thotë se një natë u erdhi në shtëpi një djalë i pashëm.

“Pasi Ema na prezantoi unë kuptova se ne përshtateshim si tipa, por unë e dija se dikush si ai s’do kishte kurrë interes ndaj meje. Gjatë natës unë vura re se ai po më kushtonte më shumë vëmendje seç duhej dhe kjo më bëri të ndihesha mirë. Mendova se ai thjesht po tregohej i sjellshëm me mua por më pas ai filloi të më bënte komplimente. Natën pasardhëse ne e takuam atë në një bar pranë detit dhe ai po më joshte. Qëndruam gjatë gjithë natës duke biseduar dhe më pas ai më çoi në shtëpinë e tij me motoçikletë”, tha ajo.

msihele2

Sipas saj, në Greqi ata u afruan shumë dhe takoheshin përditë. Kurse, pas ndarjes ai i kishte premtuar se do mbaheshin në kontakt.

“Ai më tha se do më telefononte çdo ditë. Ai e mbajti fjalën dhe ne qëndruam në kontakt. Unë kam 2 fëmijë nga martesa ime e parë dhe sapo munda bleva biletat dhe shkova sërish në Selanik. Këtë herë mora me vete dhe vajzën time të vogël. Në momentin kur u takuam ndjemë se gjërat mes nesh nuk ishin ftohur aspak. Blade më tha se duhej që unë t’i siguroja një vizë në mënyrë që ai të vinte e të më takonte në Angli. Ai më rrefeu se ishte shqiptar dhe se duhej të udhëtonte në Tiranë për të marrë vizën në ambasadë. U surprizova pak, por isha e gatshme të bëja gjithçka të isha me të”, tregon ajo.

Më pas, ajo thote se ajo e ndoqi pas në Tiranë, Blade mori vizë 3 mujore dhe shkuan në shtëpine e saj në Angli, ku jetuan bashkë me fëmijët.

mishele3

“Isha shumë e gëzuar që do mund të mburresha tek shoqet e mia që kisha pranë një mashkull si Blade. Ne shkonim në klubet e natës të cilat unë i vizitoja rregullisht dhe unë rrija me krenari në krah të tij kur i shihja vajzat londineze të më kishin zili. Ishte një hakmarrje e ëmbël për të gjithë ata që më kishin tallur më parë”, tregon ajo.

Kthesa nis për Krishtlindje, kur u erdhi vizitë kusheriri i shqiptarit. Ajo thotë se ata flisnin shqip, ajo nuk kuptonte, por ndjente se diçka nuk shkonte mirë.

“U habita kur më 25 dhjetor ai më propozoi me një unazë duke më kërkuar të martohesha me të. Shkuam të hidhnin firmat si fillim e më pas të organizonim dasmën. Pasi mbaruam procedurat, unë dhe fëmijët shkuam në qendrën tregtare që të provoja një fustan nusërie dhe kishim vendosur të takoheshim me Blade aty”-thotë ajo.

Ajo thotë se e priti gjatë, por ai nuk erdhi.

“Atëherë kutova se ai më përdori vetëm për të marrë vizën angleze”- thote ajo, duke shtuar se kishte marrë vesh se ai ishte i martuar madje edhe me fëmijë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY