EMRI/ EMEROHET SHEFI I RI I SHERBIMIT SEKRET

EMRI/ EMEROHET SHEFI I RI I SHERBIMIT SEKRET

212
0
Shares

Vetem pak minuta pas largimit nga kreu i sherbimit sekret te Visho Ajazit, Kryeministri Rama dhe Presidenti Meta kane gjetur kompromisin per emerimin e kreut te ri te SHISH. Ai eshte Helidon Bendo.

Bendo ka qene zëvendësdrejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror, qe prej vitit 2016.

Edhe zyra e shtypit pranë kryeministrit njoftoi se Visho Ajazi Lika do të zëvëndësohet nga Helidon Bendo. Presidenti Meta ka pranuar menjehere emrin e rpopozuar nga Kryeministri Rama sic thuhet ne njoftimin e qeverise.

“Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim 30 minutësh me Presidentin e Republikës, ku paraqiti propozimin për lirim të Drejtorit të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi, dhe emerim në këtë detyrë të zv.drejtorit të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo.

Propozimi i kryeministrit për lirim dhe emërim në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, erdhi pas dorëheqjes nga detyra të drejtorit të këtij shërbimi, të cilën kryetari i qeverisë e mirëpriti duke e falenderuar zotin Visho Ajazi për kontributin e tij” thuhet ne njoftimin e kryeministrisë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY