Një sasi prej 6 kg heroinë janë sekuestruar sot në një automjet me targa shqiptare në territoret greke. Mësohet se operacioni u zhvillua në portin e Igumenicës.
Mësohet se droga ishte fshehur në një pjesë të bagazhit të BMW, e cila hapej me një portë të veçantë, e ndërtuar enkas për lëndën narkotike, ndërsa në pranga ra shoferi 53 vjeç dhe pasagjerja 50 vjeç.
Sakaq, gjatë kontrollit policor policia gjeti 6 pako me 6 kg. e 50 gr. heroinë. Nga hetimet e deritanishme, thuhet se droga kishte si destinacion Italinë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...