FOTO & EMRA/ Drama e vajzës shqiptare: E vranë barbarisht, tehu i...

FOTO & EMRA/ Drama e vajzës shqiptare: E vranë barbarisht, tehu i ngeci në qafë

259
0
Shares

Një 29-vjeçar, i cili vrau me thikë një vajzë shqiptare në Queen’s Park të Londrës, është dënuar me burgim të përjetshëm.
Noor Mohammad, 29 vjeç e vrau Romina Kalacin në shtëpinë e saj në Fernhead Road, më 22 maj të këtij viti.
Ajo u gjet një javë më vonë, pasi policia u detyruar ta hapte me forcë derën e saj të shtëpisë.
Ai u dënua me burgim të përjetshëm me minimumi n24 vjet nga Blackfriars Crown Court të enjten, një ditë pasi u shpall fajtor.
Gjykata u njoh me faktin se 32-vjeçarja Kalaci ishte me dy nënshtetësi, italiane dhe shqiptare dhe jetonte në Britani që prej viti 2016.
Ajo e reklamonte shërbimin e saj si eskortë në një uebsite dhe kjo kishte qenë edhe mënyrë sesi kishte kontaktuar me Mohammad.
Nga ana e tij 29-vjeçari, i cili jetonte nga Sherwood Close, Ealing, kishte shkuar në apartamentin e Kalacit i armatosur me një thikë kuzhine.
Ai e kishte goditur të renë shumë herë në kokë e trup, në atë që gjykatësi John Hillen e konsideroi një sulm “kafshëror”.
Në gjykata u përshkrua fakti se Mohammad kishte marrë një tjetër thikë nga apartamenti i saj, të cilën e kishte përdorur përpara se ta tërhiqte në dush dhe të vijonte ta godiste.
Ai e kishte goditur kaq shumë, sa tehu i thikës i kishte ngecur në qafë.
Pas krimit të tmerrshëm, ai u përpoq të fshihte telefonin dhe rrobat e tij dhe të pretendonte pafajësinë derisa nisi gjyqi.
Ishin fqinjët që njoftuan policinë, pasi kishin ndjerë një erë të keqe që vinte nga apartamenti i 32–vjeçares.
Kur oficerët u futën në banesën e Kalacit, telefoni i saj vijonte të luante muzikë, të njëjtën këngë në mënyrë të përsëritur.
Gjykatësi John Hillen tha se ajo kishte biseduar me familjen një ditë përpara se të vdiste.
“Kjo është një brengë shumë e madhe për këdo që e ka njohur dhe e ka dashur. Ata jo vetëm që humbën një vajzë, një motër, një mike, por duhet ta pranojnë këtë humbje duke ditur sesi vdiq”.
“Veprimet e tij dhe mospranimi i krimit për shumë muaj i ka shkaktuar familjes Kalaci dhimbje të konsiderueshme. Shpresoj që tashmë të mund të gjejnë pak ngushëllim teksa shohin personin përgjegjës të marrë dënimin e merituar”.
Mohammad, nga Bengali, kishte qëndruar në vend në mënyrë të jashtëligjshme pasi afati i vizës së tij studentore kishte skaduar. Ai do të deportohet në vendin e tij nëse lirohet në 2041.
Mediat italiane nga ana e tyre shkruajnë se ajo punonte si kamariere, por kishte disa kohë që ishte vendosur në Londër.
Në qytezën ku jetoi në Itali, e mbanin mend të gjithë si një vajzë të qeshur, që shkëmbente biseda me të gjithë.
“Nuk mund të jetë e vërtetë, e bukura Romi, jam e tronditur. Do të mbaj mend gjithmonë. Mirupafshim e rrugë të mbarë,” shkruan dikush në “Facebook”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY