DETAJE/ Trafik droge nga Shqipëria në Itali, si shmangu makina kontrollin e...

DETAJE/ Trafik droge nga Shqipëria në Itali, si shmangu makina kontrollin e skanerëve në doganë

235
0
Shares

Një rast i trafikut ndërkombëtar të drogës është goditur nga policia italiane dhe është arrestuar një shqiptar.
Në parakolpin e automjetit u gjet e fshehur 3.5 kilogramë kanabis sativa, e mbështjellë me material prej plumbi. Hetuesit italianë thonë se materiali i plumbit ishte përdorur për të mos u zbuluar droga gjatë kontrolleve nga skanerët në dogana.
Automjeti sapo kishte zbritur nga një traget të nisur nga Shqipëria dhe shoferi u arrestua në Bari. Identiteti i tij nuk është bërë me dije, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY