Akademiku Përparim Kabo, i ftuar sonte në emisionin “studio e hapur” të Eni Vasilit në TV “News 24”, ka folur për rastin “Tahiri”.
Ai ka zbuluar pak nga e kaluara e ish-studentit të tij, ndërsa ka zbardhur edhe një bisedë në janarin e këtij viti, në të cilën i kishte kërkuar edhe të largohej si ministër i brendshëm.
“Saimir Tahirin e kam takuar tre herë në jetën time. Dy herët e para në përballjen me atë e kam ngelur në provim, ndërsa herën e tyret e kam takuar në janarin e këtij viti, 2017. Në këtë takim të fundit i kërkova të largohej si ministër i brendshëm, sepse, po të kujtojmë në ato ditë, në Shqipëri erdhi një zyrtar i lartë amerikan, i cili takoi drejtorin e përgjithshëm të Policisë, takoi kryeministrin apo edhe shefin e SHISH, por nuk takoi ministrin e Brendshëm. Me këtë Saimir Tahiri duhet të kuptonte se nuk ishte më partneri i amerikanëve. Gjithsesi kjo mbetet për tu verifikuar”, u shpreh akademiku Përparim Kabo. DRONI.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/