SKANDAL/ Gramoz Ruci nuk pranon mediat në diskutimin për arrestimin e Saimir...

SKANDAL/ Gramoz Ruci nuk pranon mediat në diskutimin për arrestimin e Saimir Tahirit

158
0
Shares

“Akt mafioz, duan të lënë shqiptarët në errësirë e fakteve dhe provave, për skandalin më të madh. Skandali në shishe nuk futet dot më brenda”.
Kështu e ka denoncuar deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj, manovrën e Gramoz Rucit, për të mos pranuar mediat në mbledhjen e Këshillit të Rregulloreve dhe Mandateve.
Alibeaj ka denoncuar edhe abuzimin e Rucit, i cili megjithëse kërkesa e tij për “mbledhje me dyer të mbyllura. Nuk do të pranojmë të zhvillohet mbledhje pa praninë e mediave”, nuk mori shumicën e votave (ka marrë 5 nga 6 që duhen), nuk pranon të hapë dyert për gazetarët.
Kundër Rucit ka reaguar edhe deputeti i LSI-së Nasip Naco, i cili publikisht ka deklaruar votën “pro” arrestimit të Saimir Tahirit. DRONI.al

Prononcimi i plotë për mediat i deputetit Enkelejd Alibeaj

Ruçi nxjerr median jashtë, kërkon errësirë për paktin Rama – Tahiri

Dua ta nis me falënderime për median. Ju keni bërë të mundur që të gjithë shqiptarët të ndjekin dhe të kuptojnë të vërtetën në mënyrë transparente të ndoshta skandalit më të madh që i ka ndodhur këtij vendi edhe kësaj qeverisjeje.
Ajo, përse kemi dalë këtu sot është fakti që tashmë që është faza e fundit e diskutimit në komision, e diskutimit e shtjellimit të argumenteve tona, të gjithë deputetëve edhe atyre të mazhorancës, Gramoz Ruci nuk pranon që media të jetë brenda.
Ia kërkuam në bazë të rregullores . Rregullorja është fare e qartë në nenin 35 të saj thotë që mbledhjet e komisionit zhvillohen në prani të medias. Dhe nëse ka një kërkesë për ta bërë të mbyllur, kjo kërkesë hidhet në votë. Zoti Ruci e hodhi në votë dhe kërkesa e tij mori 5 vota, pra jo shumicën, sepse janë vetëm 10 anëtarë, të ndarë në dy pjesë të barabartë . Kjo është çështja më delikate që shqiptarët duan ta dinë, duan të kuptojnë dhe ajo që po ndodh tani është fakti që mazhoranca, Edi Rama, në pakt të plotë mafioz me Saimir Tahirin, duan të lënë në errësirë shqiptarët, ti ndalojnë për të kuptuar të vërtetën, për të kuptuar një vërtetë që është e tyrja.
Është pakt mafioz. Nën dritën edhe të provave që ju patë, i dëgjuat dje, por edhe provave të dhëna sot nga ana e prokurorisë, tashmë ka ndodhur një gjë. Xhindet kanë dalë nga shishja. Kanë dalë nga shishja dhe nuk futen më brenda. Kjo është ajo çfarë duan ti fshehin tani shqiptarëve.
Nuk përballen dot me argumentin, duan që shqiptarët ti lënë në errësirë për të mos kuptuar, për të mos mësuar, se cila është e vërteta e këtij skandali të madh e përfshirjes, jo vetëm të ministrit të brendshëm në këtë aferë, por dhe më lart sesa aq.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY