Saimir Tahiri fillon mbrotjen, ja pretendimet e avokatit të tij

Saimir Tahiri fillon mbrotjen, ja pretendimet e avokatit të tij

280
0
Shares

Mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores rinis live. Artan Hajdari, avokati i Saimir Tahirit e mori fjalën i pari dhe rrëzoi kërkesën e Prokurorisë, duke e cilësuar si të pabazuar në ligj dhe në prova.
Avokati kërkoi që këshilli të administronte si provë një vendim të gjykatës së Fierit, për sa i përket përfshirjes në trafik të makinës “Audi” që Tahiri iu ka shitur Habiljave. Sipas tij, ky fakt nuk ekziston
“Në të gjitha aktet dhe veprimet policore të kryera nuk përmendet ky automjet, as në aktet e përpiluara nga shtetasi D. Z të jetë përfshirë në trafik”.
Sipas avokatit, prokuroria s’mund të vijë me kërkesë për arrest pa qenë e bindur që ka prova. Prova e përdorimit të makinës, sipas tij është tym në ajër, pasi nuk vërtetohet që Tahiri ka udhëtuar me Artan Habilajn.

Mbrojtja e avokatit të Saimir Tahirit
“Doja të ndalesha te disa momente thelbësore që u sqaruan edhe dje. Në mënyrë të qartë kërkesa është e pabazuar në ligj dhe prova. Kërkesa e drejtuar ka një kontekst të ri në raportin kushtetues. Kërkesa është e pabazuar në ligj pasi Prokuroria është e detyruar që në bazë të nënti 288 të kodit të procedurës penale që flet për autorizimin, ka përcaktuar se çfarë dhe si bëhet kërkesa. Së pari kërkesa për autorizim duhet të shoqërohet me provat. Dhe kjo kërkesë nuk paraqet asnjë provë. Kjo kërkesë nuk ka paraqitur asnjë provë. Vlerën provës ja jep gjykata dhe nuk ja japim ne. Ky hetim në këtë moment nuk ka asnjë garanci të parashikuar nga dispozitat ligjore.
Prokuroria ka paraqitur dy prova. Aktin juridik ndaj një personi që mendohet se ka lidhje familjare dhe kjo nuk ka vlerë për këtë juridiksion, por vetëm për palët dhe është një tymnajë në ajër. Sistemi TIMS nuk tregon që personi ka udhëtuar me ata personat e tjerë. Nuk mund të vihet me një kërkesë dhe të thuhet unë dua arrest pa përmendur dyshimin konkret që do të thotë se deputeti duhet të kryejë funksionet e tij kushtetuese dhe të përgjigjet, ky këshill të jetë i bindur.
Të gjitha materialet që kishim në dispozicion nga mediat, kemi përkthyer fjalë për fjalë nuk ka asnjë implikim qoftë edhe të vetëm të Tahirit që tregon lidhje direkte, apo periferike, aksidentale, apo dyshime që mund të krijojnë bindje të organit në lidhje me veprimtarinë e atij grupi kriminal. Është për të ardhur keq që për një hetim që në 2016 për një grup kriminal, hetimi në Itali ka 4 vjet që behet, dhe u arrtit vetëm me arrestin në flagrance kur u jap droga, bëhet kaq urgjente, merret në hetim një deputet dhe vihet për më pak se 48 orë në Kuvend dhe kërkohet që seanca të ndahet në dy momente publike dhe jopublike, seanca duhet të ishte e gjitha publike se nuk ka asnjë provë që mund të ishte sekret i hetimit.
Arresti vendoset sipas ligjit vetëm atëherë kur masat e tjera nuk japin asnjë lloj vlerë dhe janë të papërshtatshme, këtë prokurori thotë se e bazon relacion, por konteksti ka të bëjë me dyshime të një personi që po hetohet. Ne kemi sjellë disa praktika që përbëjnë precedentë për sistemin tonë të drejtësisë që quhen vendime unifikues që organet e drejtësisë duhet ti marrin si burime të padiskutueshme…”…

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY