VIDEO/ Basha: Mafia dhe krimi kanë mbrojtës Ramën, ta largojmë nga karrigia...

VIDEO/ Basha: Mafia dhe krimi kanë mbrojtës Ramën, ta largojmë nga karrigia e pushtetit

139
0
Shares

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, bwri tw ditur sot nw wprfundim tw mbledhjes së Grupit Parlamnetar se u diskutua për dekriminalizimin e zgjedhjeve, sesi do të veprohet dhe procesi sapo ka nisur.
“Tema kryesore e mbledhjes ishte Reforma zgjedhore. Zoti Bylykbashi ka paraqitur draft-strategjinë e PD-në, e cila përmblidhet me një aksion politik, dekriminalizimin e zgjedhjeve. Dekriminalizimin e zgjedhjeve dhe mbështetje totale për votën e emigrantëve, si propozim i kahershëm i PD-së. Po mbushen tetë vjet që kur PD-ja ka propozuar votën e emigrantëve. Janë dy shtylla kryesore për Reformën Zgjedhore: Dekriminalizimi i zgjedhjeve dhe vota e emigrantëve.
Çështja e dytë që kemi diskutuar me prioritet ka qenë amendamenti që do t’i përcillet Kuvendit, për financimin nga Buxheti i Shtetit i gjithë librave të shkollës për fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.
Çështja e tretë ka të bëjë me disa ligje të propozuara nga mazhoranca që synojnë përkeqësimin e kontrollit të qeverisë në sektorin e noterëve publikë në funksion të aleancës krim-politikë dhe rolin që ka politika në këtë bashkëpunim mafioz.
Ka prova që flasin qartë se mafia dhe krimi kanë një mbrojtës dhe beteja më jetike për shqiptarët e thjeshtë është të largojnë nga karrigia e pushtetit, Kryeministrin Rama dhe mashat e tij në proces.
Dua të jap një përgjigje edhe për çoroditjen që e ka kapur për TVSH-në. Rama i referohet statusit të një deputeti, pretendon se PD kërkon të ndihmojë oligarkët që biznesi i vogël të mbetet jashtë skemës! Ku është skema këtu?!
Oligarkët po i ndihmon ai që kërkon t’ia vendosë biznesit të vogël, barrën. Propozimi ynë është që biznes i vogël të quhet në nivelin 12 milionë lekë të reja”, u shpreh Basha.

Komunikimi me mediat pas mbledhjes së Grupit Parlamentar.

Publié par Lulzim Basha sur lundi 16 octobre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY