Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Në vitin 2005, Durim Keçi në listën e mafiozëve më të rrezikshëm në Itali

13/10/2017
EMRI/ Basha plas bombën, zbardh tabulatet e Ramës me kriminelin: S’ka bir k** të të ekstradojë sa të jem unë

Ministri Blendi Klosi me te keruarin e denuar ne Itali, Durim Keci

Share on FacebookShare on Whatsapp

Në një artikull investigativ të revistës italiane “L’Espresso” publikuar në janar të 2006, i sapo arrestuari shqiptar Durim Keçi deri më vitin 2005 rezultonte në listën e bosëve mafiozë më të rrezikshëm në Itali, ndaj të cilëve ushtrohej regjimi i burgimit special i quajtur “41 bis”.
Ky lloj trajtimi nënkupton një izolim të plotë të të burgosurit pa asnjë mundësi komunikimi me të burgosurit e tjerë, mbikëqyrje speciale, limitim të komunikimit me familjarët dhe avokatët, ndalim i marrjes së ushqimit apo objekteve të tjera nga jashtë burgut, ndalim i mbajtjes në qeli të objekteve personale, etj.
Nën këtë regjim special burgimi ndodhen aktualisht bosët mafiozë të “Cosa Nostra” si Toto Riina, Bernardo Provenzano. Matteo Messina Denaro etj.
Në materialin investigativ të revistës italiane “L’Espresso”, deri më vitin 2005 në listën e të dënuarve të rrezikshëm në Itali e nën regjimin e burgimit të ashpër “41 bis” ndodheshin dhe dy bosë mafiozë shqiptarë: Haki Aleksi me aktivitet kriminal në Xhenova e Durim Keçi.
Investigimi i revistës italiane zbulon se në fund të 2005 dy bosëve shqiptarë Haki Aleksi e Durim Keçi u hiqet regjimi i burgimit të izoluar “41 bis”.
“Surprizisht zbulojmë, shkruan “L’ Espresso”, se vendimin për deklasimin dhe heqjen e ‘41 bis’ ndaj dy bosëve mafiozë shqiptarë, nuk e merr siç bëhet zakonisht nga Gjykata e Mbikëqyrjes, por ky vendim vjen drejtpërdrejtë nga Ministria Italiane e Drejtësisë”, e cila drejtohej në atë kohë nga Roberto Castelli, eksponent i lartë politik i forcës “Lidhja e Veriut”.
“Vëtëm në 3 raste të tjera ndaj 3 bosave më të vegjël mafiozë, Ministri i Drejtësisë ka marrë një vendim të tillë”, shkruan “L’ Espressso”.
Pas deklasimit, pra pas heqjes së regjimit të burgut special “41 bis”, i dënuari kthehet në një të burgosur të zakonshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.