IRONIA THERESE/ Kryemadhi – Ramës: Ti je “motra” e madhe dhe ke...

IRONIA THERESE/ Kryemadhi – Ramës: Ti je “motra” e madhe dhe ke edhe “13 motra” të tjera

170
0
Shares

“Po e nis si motra, meqë motra e madhe ja ku është dhe ka 13 motra të tjera, dhe këtë e them si në raportin politik dhe në raportin personal.
Krimi e ka kapur dhe nuk e lëshon në asnjë sekondë. Ky njeri është peng, dhe do të mbajë peng ju dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë. Pse ka frikë ky zotëria nga fotot? Po të jetë burrë thotë: po unë jam aty, nuk e dija që ishte në kërkim, kam dalë në fotografi, kërkoj falje. Po e ka ditur shumë mirë.
Në fakt me erdhi keq, kur e pashë duke qarë që nxori lotët, po ky është një aktor i madh. Ky do t’ju marri lotët edhe nënave që bandat ju kanë vrarë fëmijët. Ky kërkon ta kthejë Shqipërinë në një teatër eksperimental, ashtu siç janë këto projektet eksperimentale.
Dje pamë se si oligarkët bënin protestë për TVSH-në, mos u çudisni shumë shpejt do të kemi bandat që do bëjnë protestë në shesh dhe do thonë poshtë shqiptarët, të largojmë shqiptarët. Mos u çudisni, shumë shpejt.
Thotë pse ne paskemi hallin e krimit dhe flasim vetëm për krimin. Ta fillojmë me shëndetësinë? Të fillojmë me koncesionet? Kemi dhe Milvën këtu, e di shumë mirë ajo si e ka bërë dhe çfarë ka bërë. Do të shikojmë dhe këto të koncesioneve të shëndetësisë dhe do dalin në protestë dhe ato dhe do thonë: protestë që të vijnë shqiptarët të bëjnë check-upin! Këtë kemi ne, Shqipëri eksperimentale. Do të flasim për ekonominë? Të flasim për TVSH-në? Të flasim për taksat? Të flasim për rritjen e çmimeve? Apo të flasim edhe për sigurimin e detyruar të pronës, sepse vëllai i tij ndan apo jeton në shtëpinë e njërit që ka pronë kompani sigurimesh. Pra vazhdojmë dhe jemi në funksion të oligarkëve. Doni të flasim për arsimin, ku ta kapim ku ta lëmë. Një tmerr, të flasim për policinë, për ça të flasim.
Kemi hallin e tullumbave, ne fakt tullumbat janë të mira, nuk janë të këqija, ëmbëlsirë janë, por kam hallin për një tullumb tjetër i cili është shumë i rrezikshëm, është tullumbi i krimit i cili po hyri nuk del më sepse të mban peng dhe nuk të lëshon më kurrë. I përdori më 25 qershor si bodyguard, si ushtar, si miq, si shok, si shok tavolinash dhe sot të kërkojnë haraç. Dhe haraçi i tyre është përgjakja nëpër rrugët e Shqipërisë.
Kur përmende pronësinë e fajit që ti e thua me fjalë të pahijshme si ato që përdor çdo ditë, më duket sikur flet Frojdi brenda vetes tënde, e përmende dy herë gjatë fjalimit tënd, që faji është, nuk e përmend se kam hall se më përjashton Gramozi.
Qetësohu se e njohin të gjithë humbjen e qetësisë tënde kur të dridhet ty karrigia. Qetësohu sepse kur humb qetësinë Frojdi brenda vetes tënde të thotë gjëra të tmerrshme dhe shqiptarët do të mësojnë atë se çfarë ti je vërtet, atë që bashkëpunëtorët e tu e dinë më mirë se kushdo tjetër, çmendurinë tënde”, replikoi nëpërmjet ironisë therëse, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në Kuvend me kryeministrin Edi Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY