Në një format të pazakontë, drejtuesi i emisionit “Opinion’, Blendi Fevziu ka bërë bashkë krerët e dy partive opozitare, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, duke i vënë në sinkron për t’u koordinuar “kundër qeverisë, Edi Ramës dhe lidhjeve të tij me krimin”, sipas dy krerëve të LSI dhe PD.
“Ku do konsistojë? Çfarë bashkëpunimi do keni”, i ka pyetur Blendi Fevziu, ndërsa si Basha dhe Kryemadhi kanë qenë në sinkron të plotë duke thënë se rreziku më i madh i vendit është Edi Rama.
Basha e Kryemadhi duket se kanë rënë dakord të bashkohen në një “front kombëtar kundër krimit dhe Edi Ramës”.
Lulzim Basha
“Pozicioni ynë varet nga raporti me qytetarët. Ne e kemi nisur këtë betejë në vitin 2013. E kemi vijuar me frontin kundër drogës, dekriminalizimin e deri te çadra e lirisë. U mbyll me izolimin e Partisë Demokratike nga indiferenca dhe budallallëku. Po flas për mediat, për qytetarët, shoqërinë civile që duhet të bashkohen se për ndryshe vendi do shkojë në një situatë katastrofike.
Përgjegjësia tonë është t’i themi gjërat troç dhe të tregojmë me gisht përgjegjësin e vetëm që është Edi Rama. Më vjen mirë që në këtë llogore është edhe Monika Kryemadhi, kjo nuk është llogore politike, kjo është llogore për Shqipërinë. Unë kam folur me emra. Ky është Edi Rama të mërkurën hedh cuba kundër opozitës. Megjithatë ne nuk jemi këtu për të qarë hallin tonë por për ata që nuk flasin dot. Ata që zëri i tyre nuk dëgjohet sepse krimi ka kapur edhe mediat”.
Monika Kryemadhi
“Edi Rama është sot rreziku më i madh kombëtar. Ne nuk kemi përdorur kurrë banda për të marrë pushtetin, kush do i përdorë. Kam një foto këtu, Edi Rama ka dalë foto me 8 veta, të tetë ata janë në kërkim nga policia.
Po kërcënohen qytetarët, po u marrin pronat, po i marrin fëmijët.
Të gjithë do bashkëpunojmë kundër krimit në një front të hapur”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/