Basha: Rama ka frikë, ja synimi i tij

Basha: Rama ka frikë, ja synimi i tij

136
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi jashtë parlamentit se opozita do të publikonte në parlament fakte për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me krimin e organizuar, ndaj sipas tij Gramoz Ruçi përjashtoi Flamur Nokën dhe ndërpreu seancën.
“Të gjitha këto banda kanë sot kontrollin e Shqipërisë sepse kanë aleancën e Ramës. Opozita është e gatshme ta faktojë para qytetarëve lidhjen e tij personale të Edi Ramës me krimin. Kjo nuk është metaforë. Edi Rama e di këtë sepse ne e kemi paralajmëruar. Vendi për ta treguar është aty. Lus çdo media dhe gazetar të ndershëm të thotë të vërtetën siç është”, deklaroi Basha.
Mes të tjerash ai theksoi se Noka kërkoi nga foltorja që të respektohej procedura e Kuvendit që shkeli ligjin.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruar qartë sot se ndërprerja e seancës parlamentare nga Ruçi është i qartë se, synimi i tyre është të mos ketë debat për lidhjet personale, e theksoj, personale, të Edi Ramës me krimin.
“Ruçi shkeli rregulloren duke kërkuar pezullimin e Nokës, ku ky i fundit kërkoi zbatimin e rregulloren. Gjatë kohës që Berisha fliste, Edi Rama përdorte fjalor të ndryrë, ji atë që transmetoni ju. Rama përdori fjalë rrugaçi, vagabondin. Deputeti jonë kërkoi zbatimin e procedurës. Ruçi e mbërtheu këtë mundësi me urdhër të Ramës për ta futur në Kuvend për të tretën javë rresht për ta në mbyllur gojën. Nuk duan debat, kanë frikë nga debati. Ata nuk duan të kenë debat për zgjedhjet dhe për lidhjet me krimin”, tha Basha.
Po ashtu, lideri i PD-së tha se fjala e përdorur sot nga Rama ishte shumë e rëndë, që sipas tij ishte e një niveli të banditit.
“Opozita ka detyrën e parë, thotë fjalën e saj. Ka detyrën e dytë që të qëndroj pro të drejtave të qytetarëve. Opozita ka të drejtë të thotë atë që mendon, kur u merret kjo demokraci, s’ka më rregulla. Kjo është ajo që kam thënë javën e kaluar. U them qytetarëve që të zgjohen, nuk është rastësi të merren kallashët. Ne kemi fakte konkrete. Rama me madhën e tij ia ka dalë të të shtyjë rregulloren. Opozita ka vetëm fjalën, nëse na mohohet e drejta për fjalën atje nuk ka më parlamentarizëm. I pari që nisi këtë proces me qëllim për të qenë sot këtu është Rama. E dëgjuat ça tha ai? Kërkesa është aty dhe unë ju them se për fjalën që ka thënë ai, jepeni siç ka thënë. Jo siç kanë thënë kryeredaktorët tuaj. Ju që gjeni një pëshpërimë, vendoseni në minutazh dhe shihni se ça fjalë të ndryrë përdor ky njeri. Dhe për të respektuar rregulloren u çua Flamur Noka. Këto janë faktet. Motivi është i qartë; ata kanë frikë nga debati dhe e vërteta. Këto banda dhe banditë kanë marrëdhënie personale, kjo është e vërteta”, përfundoi Basha.

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prononcohet për mediat dhe shpjegon se si Edi Rama shkeli rregulloren, e pas tij Gramoz Ruçi

Rama prish Parlamentin sepse nuk përballon dot debatin për lidhjet e tij me bandat kriminale

Sot Gramoz Ruçi me urdhër të Edi Ramës e ka futur në kolaps Kuvendin duke shkelur Rregulloren.
E ka bërë me një motiv, me një synim, që mos të ketë debat për çështjen e zgjedhjeve, të mos ketë debat dhe ballafaqim për çështjen e krimit, që ka sot nën kontroll qytetet kryesore shqiptare, siç ka nën kontroll Lushnjen, ku dje ndodhi fatkeqësia e radhës, siç ka nën kontroll Elbasanin, Shijakun, Shkodrën, Lezhën, Krujën, Vlorën, Fierin, Dibrën, Tepelenën.
Edi Rama ka frikë nga përballja me të vërtetën dhe e vërteta është që të gjitha këto banda kanë sot kontrollin e Shqipërisë, sepse janë në aleancë me Edi Ramën.
Sot opozita për të dytën javë radhazi është gati ta ballafaqojë Edi Ramën me faktet e lidhjes së tij personale me krimin dhe kriminelët.
T’u tregojë shqiptarëve me fakte, lidhjet personale, dhe kjo nuk është metaforë, por realiteti i lidhjeve personale të Edi Ramës me krimin e organizuar shqiptar.
Edi Rama e di këtë, sepse ne e kemi paralajmëruar, dhe vendi për ta treguar është aty.
Ndaj, lus çdo media dhe gazetar të ndershëm, të thotë të vërtetën siç është.
Gramoz Ruçi shkeli rregulloren. Shkeli rregulloren, duke kërkuar përjashtimin e Flamur Nokës, sepse ky i fundit kërkoi zbatimin e Rregullores, Nenin 49. Çfarë thotë Neni 49?
Merreni dhe lexojeni dhe i bëj thirrje medias të mos spekulojë. Merreni dhe lexojeni.“Për çështje të procedurës fjala jepet menjëherë. Janë çështje të procedurës kërkesat që kanë të bëjnë me zbatimin e rregullores”.
Z. Noka u çua për të kërkuar zbatimin e Rregullores. Sepse gjatë kohës që z. Berisha fliste në foltoren e Kuvendit, Edi Rama përdorte fjalor të ndyrë, jo atë që raportoni ju, por fjalë të tjera të ndyra që edukata nuk ma lejon t’i them në një ekran ku janë duke na parë edhe fëmijët.
Dhe këtu ka një mungesë përgjegjësie të theksuar nga ato media që keq-raportojnë. Fjalët e Edi Ramës ishin fjalë rrugaçërore, nuk ishte thjesht një konfrontim politik. Përdori fjalë prej rrugaçi, prej vagabondi pa edukatë. Dhe për këtë, deputeti i opozitës kërkoi fjalën për procedurë, për ti kërkuar në emrin tonë Gramoz Ruçit, të paralajmëronte Edi Ramën për fjalorin prej rrugaçi që përdori në Parlament.
Gramoz Ruçi e mbërtheu këtë mundësi me urdhër të Edi Ramës për ta futur Parlamentin përsëri, në javën e tretë, në një kolaps, për të na mbyllur gojën.
Kjo është e vërteta dhe kjo është e vetmja e vërtetë objektive mbi këto fakte.
Gjithçka tjetër është sajesë për të fshehur këtë të vërtetë.
Nuk duan debat. Kanë frikë nga debati.
Synimi i tyre është që të mos ketë debat sot për zgjedhjet dhe për lidhjet personale të Edi Ramës me krimin të cilat duhet dhe do të bëhen publike para shqiptarëve nga kjo sallë, dhe vetëm nga kjo sallë.

Pyetje: Z. Basha kjo është hera e dytë që ju thoni për të njëjtën situatë, ngakëtu ku jemi edhe javës së kaluar ju folët për një ftesë që ju bëtë qytetarëve nëse shkelet Kushtetuta, nëse shkelen rregullat e Parlamentit a jeni sot ende me këtë bindje për të thirrur qytetarët për të marrë në dorë situatën?
Basha: Opozita ka detyrën e parë të thotë fjalën e saj. Ka detyrën e dytë të qëndrojë në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe një nga liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve është të ketë një Parlament ku opozita ka hapësirën të thotë atë që mendon, ashtu siç e mendon, sigurisht me fakte dhe argumente.
Në momentin që kjo e drejtë merret, nuk ka më demokraci dhe kur nuk ka më demokraci, nuk ka më rregulla demokratike. Kjo është ajo që kam thënë javës së kaluar, kjo është ajo që ju them sot. Dhe këtu, nuk bëhet fjalë as për karshillëk, as për ta trajtuar opozitën si njësit guerril, por për t’i thënë të gjithë qytetarëve të zgjohen se jemi përpara një gjendje të rëndë. Nuk është rastësi që krimi bën ligjin, që kallashët dhe tritoli, përveç banditëve me shoqi –shoqin, të marrin viktima, nga fëmijë tek të moshuar, siç ndodhi në Lushnje apo jo?! Nuk është rastësi. Eshtë pasojë e drejtpërdrejtë e bashkëpunimit të Edi Ramës, kryeqeveritarit, me krimin. Bashkëpunoi për zgjedhje, vjedhën votat bashkë, vijnë bashkë në pushtet dhe në këtë moment kontrollin e ka krimi.
Ne kemi fakte konkrete. Kemi dy javë që e kërkojmë këtë debat. Edi Rama me mashën e tij, Gramoz Ruçin, ia ka dalë për dy javë të shkelë rregulloren dhe të shtyjë debatin, ballafaqimin që meritojnë qytetarët me fakte dhe me të vërteta.

Pyetje: Si do të vijojë seanca për sa kohë është marrë një vendim për t’u larguar?
Basha: Opozita ka vetëm fjalën. Në qoftë se na mohohet e drejta për fjalën atëherë nuk ka më parlamentarizëm. Kështu që, ne do të luftojmë me çdo mjet deri në sekondën e fundit për fjalën dhe për zbatimin e kësaj rregulloreje.

Pyetje: Pra, z.Noka do të qëndrojë në foltore deri në nisje të seancës?
Basha: Z.Noka nuk ka shkelur rregulloren. Rregulloren e ka shkelur Gramoz Ruçi me urdhër të Edi Ramës.

Pyetje: Edhe z.Noka ka përdorur fjalor fyes z.Basha a nuk është përgjegjësi e juaja dhe e atij personalisht për fjalët fyese që ka thënë? Pavarësisht se ishte shkelur rregullorja, jemi dakord me ju në këtë pikë.
Basha: I pari që e ka nisur këtë proces me qëllim për të qenë sot këtu dhe jo për të qenë aty, duke bërë debatin me fakte dhe me argumenta, është Edi Rama. E dëgjuat ju fjalën që tha? E dëgjuat?

Pyetje: E dëgjuat ju z.Basha? Na e thoni me shkrim, me kërkesë? Na e artikuloni?
Basha: Jo! kërkesa është aty. Dhe unë ju them që, fjalën që ka thënë, është një fjalë e paedukatë prej rrugaçi, jepeni ashtu siç e ka thënë, jo ashtu siç ju thonë kryedaktorët e korruptuar apo pronarët e korruptuar të mediave.
Merreni se ju kur doni, e amplifikoni, edhe një pëshpërimë, afroni pamjet dhe zoomoni dhe jepni pamjet edhe të një celulari. Vendoseni në minutazh. E keni në minutazhin tuaj, vendoseni në minutazhin tuaj dhe shikojeni fjalën e ndyrë që përdor ky njeri. Dhe pikërisht, për ta paralajmëruar që të mos përdorë fjalor rrugaçi në Parlament, u çua Flamur Noka. Jo për të thyer rregulloren por për të kërkuar zbatimin e kësaj rregulloreje. Rregulloren e thyen i pari Edi Rama, i dyti Gramoz Ruçi. Këto janë faktet, e vërteta e vetme sot. Motivi është i qartë: ata kanë frikë nga debati, ata kanë frikë nga e vërteta, ata kanë frikë nga ballafaqimi para shqiptarëve me të vërtetën e tmerrshme që të gjithë këto banda dhe banditë kanë marrdhënie personale me Edi Ramën dhe sejmenët e tij. Kjo është e vërteta.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY