SKANDAL/ Policia pezulloi punimet në parkun e Butrintit, e injoruan

SKANDAL/ Policia pezulloi punimet në parkun e Butrintit, e injoruan

144
0
Shares

Policia ka pezulluar punimet brenda në Parkun arkeologjik të Butrintit. Ngjarja ka ndodhur në datën dy tetor, por ky urdhër është injoruar dhe punimet kanë rifilluar e vijojnë edhe sot. Burime të afërta bëjnë të ditur se policia ka pezulluar punimet brenda Parkut të Butrintit në datën 2 tetor.  I njëjti burim bën të ditur se edhe pse ka pasur një urdhër pas ngritjes së shqetësimit publik, sërish punimet kanë vijuar dhe pezullimi i vendosur nga policia është injoruar. Nuk dihet ende se cili autoritet i Ministrisë së Kulturës apo Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore shpërfilli urdhrin e policisë dhe lejoi të vijohej masakra në pasurinë kulturore më të çmuar të shqiptarëve, Parkun e Butrintit i cili daton që në shekullin e VII-V përpara Krishtit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY