Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Takimi 8-të të Komitetit të SA, BE: Duhen rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

06/10/2017
Takimi 8-të të Komitetit të SA, BE: Duhen rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Duhen rezultate të prekshme, veçanërisht në zbatimin e Reformës në Drejtësi, verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Kjo u theksua gjatë takimit të 8-të të Komitetit të Stabilizim- Asociimit (SA) midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, takim i zhvilluar në Bruksel.
Sipas deklaratës së shpërndarë nga Ministria e Jashtme, Komiteti i Stabilizim-Asociimit mori në konsideratë zhvillimet më të rëndësishme të vitit të kaluar në fushat e sundimit të ligjit, reformës së administratës publike, tregtisë, zhvillimit ekonomik, bujqësisë dhe peshkimit, industrisë, tregut të brendshëm, shoqërisë së informacionit, politikave sociale, transportit, energjisë dhe mjedisit. Gjithashtu, u rishikua edhe gjendja aktuale në lidhje me zbatimin e ndihmës financiare të BE.
“Komisioni Evropian përshëndeti përparimin pozitiv në të gjitha fushat dhe theksoi nevojën për të parë rezultate të prekshme, veçanërisht në Reformën e Drejtësisë dhe në verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe për të vazhduar progresin në të gjitha prioritetet kyçe, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, reformën e administratës publike dhe të drejtat themelore”, thuhet në njoftim.
Përtej pesë prioriteteve kryesore, Komisioni Evropian theksoi se ka çështje të tjera të rëndësishme që duhet të trajtohen. Në veçanti Komisioni pranoi angazhimin e autoriteteve shqiptare në trajtimin e fenomenit të aplikimeve të pabazuara për azil në shtetet anëtare të BE-së dhe u kërkoi atyre të vazhdojnë përpjekjet për të adresuar këtë çështje.
Takimi u bashkëkryesua nga Genoveva Ruiz Calavera, Drejtore për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian dhe Eralda Cani, zëvendës ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Qeni biblik dhe shanset tona për një anëtarësimi të plotë në BE 

04/03/2026
FAKT & FAKE/ Cili është lajmi, ai që ndodh në titull, apo ai që ndodh në fund të tekstit të kronikës

Arrestohet në Dibër i kërkuari ndërkombëtar Klodian Llomi, plagoset një efektiv i “Shqiponjave”

04/03/2026
Flet Violeta Geca, gruaja që goditi Erion Velinë

Rrahjet në IKMT dhe bashkinë e Tiranës, një i shpallur në kërkim dhe një i arrestuar

04/03/2026
Iran International: Mojtaba Khamenei zgjidhet si pasues i mundshëm i Liderit Suprem

Iran International: Mojtaba Khamenei zgjidhet si pasues i mundshëm i Liderit Suprem

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë

GENC POLLO/ Qeni biblik dhe shanset tona për një anëtarësimi të plotë në BE 

04/03/2026
FAKT & FAKE/ Cili është lajmi, ai që ndodh në titull, apo ai që ndodh në fund të tekstit të kronikës

Arrestohet në Dibër i kërkuari ndërkombëtar Klodian Llomi, plagoset një efektiv i “Shqiponjave”

04/03/2026
Flet Violeta Geca, gruaja që goditi Erion Velinë

Rrahjet në IKMT dhe bashkinë e Tiranës, një i shpallur në kërkim dhe një i arrestuar

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.