Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Djali i Xhelal Mziut fiton vendit të parë në konkursin ndërkombëtar të anglishtes zhvilluar në Greqi

04/10/2017
FOTO/ Djali i Xhelal Mziut fiton vendit të parë në konkursin ndërkombëtar të anglishtes zhvilluar në Greqi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kesler Mziu, nxënës i shkollës Turgut Ozal në klasën e 5-të, kryesoi listën e nxënësve të përzgjedhur për konkursin e Kangaroo, finalja e të cilit është zhvilluar ditën e shtunë në Greqi. Ky konkurs ndërkombëtar zhvillohet një herë në vit dhe është i hapur për të gjithë nxënësit nga klasa e 3-të deri në klasën e 12-të, pra nga mosha 8 – 18 vjeç. Kjo ishte hera e parë që në Shqipëri u organizua olimpiada e gjuhës Angleze Kangaroo Global Linguistic (KGL).
Lajmin e mirë të fitores së Olimpiadës Kombëtare të Gjuhës Angleze në Shqipëri e ka ndarë në rrjetet sociale, i atij, kryebashkiaku Xhelal Mziu, i cili nuk kursen vlerësimet për të birin duke pohuar se është një frymëzim për atë.
“Gjithmonë jam përpjekur të jem shembull i mirë dhe frymëzim për qytetin tim Kamëz! Por, frymëzim për mua u bë im bir!” shkruante Mziu në “Facebook”
Pas fitores në Greqi, Klubi i Medias pranë Turguit Ozal i mori një intervistë nxënësit fitues të Kangaroo Global Linguistic (KGL) për grupmoshën 10 vjeçare, Kesler Mziu, për ta pyetur mbi emocionet dhe mbresat e tij nga konkursi që zhvilloi vetëm para pak ditësh në Greqi.

Pyetje: Ky ishte hapi i parë i parë i konkursit. Po më pas si vazhdoi? Jemi kureshtarë të dimë për eksperiencën tënde në konkursin ndërkombëtar, mbresat nga ky konkurs dhe përjetimet e tua në momentin e shpalljes fitues i vendit të parë?
Kesler Mziu: Siç e thatë edhe ju, konkursi në Tiranë ishte hapi i parë, i cili më krijoi mundësinë të isha pjesëmarrës në Greqi. Aty konkurrimi ishte më i fortë, pasi merrnin pjesë fëmijë nga vende të ndryshme si: Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Greqia, deri dhe nga Japonia. Organizimi i konkursit në Greqi ishte shumë ndryshe nga ai i Tiranës. Ditën e parë bëmë njohjen me bashkëmoshatarët nga vendet e tjera që merrnin pjesë në konkurs. Ajo ishte dita ku të gjithë zumë shokë e shoqe të rinj, pasi kishte shumë fëmijë e të rinj nga disa shtete dhe të tërë ishin tepër miqësorë. Dita e dytë ishte e mbushur me emocionet e konkursit. Ky konkurs u zhvillua përsëri në tre faza: Në fillim na morën në një intervistë dhe kjo ishte faza e provimit me gojë. Më pas, zhvilluam ushtrime në kompjuter dhe kjo ishte faza e dytë, ajo e gramatikës. Ndërsa faza e tretë ishte ajo e shkrimit të një letre në gjuhën angleze drejtuar një bashkëmoshatari kudo në botë. Këtu vlerësohej jo vetëm sa saktë shkruan në gjuhën angleze, por edhe sa e bukur dhe me kuptim ishte e gjithë letra që kishe shkruar. Pasdite u ndanë çmimet dhe unë zura përsëri vendin e parë. Lumturia ime dhe e njerëzve të mi ishte shumë e madhe. Kur u thirr emri im u ndjeva krenar për familjen time, shkollën ku mësoj, por mbi të gjitha isha krenar për vendin tim.

Comments 1

  1. Dallandyshe Nazeraj says:
    8 years ago

    Bravo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Apeli shqyrton kërkesën e Erion Veliajt për ndryshim të masës së sigurisë

24/02/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Gjykata Kushtetuese shfuqizon ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, i bëri PS në shtator

23/02/2026
Fier, arrestohet një prokuror për korrupsion pasiv

Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullahut në Fier

23/02/2026
Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

23/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Apeli shqyrton kërkesën e Erion Veliajt për ndryshim të masës së sigurisë

24/02/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Gjykata Kushtetuese shfuqizon ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, i bëri PS në shtator

23/02/2026
Fier, arrestohet një prokuror për korrupsion pasiv

Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullahut në Fier

23/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.