Donal Lu-së nuk i iket nga Shqipëria: Dua të zgjas mandatin tim

Donal Lu-së nuk i iket nga Shqipëria: Dua të zgjas mandatin tim

151
0
Shares

Ambasadori Amerikan në vendit tonë, Donald Lu i cili është vënë në qendër të vëmendjes mediatike sëfundmi për deklaratat e tij për 4 klanet dhe 20 familjet kriminale, ka bërë sot një tjetër deklaratë, ndryshe nga e para.
Ai e ka quajtur Shqipërinë një vend të bukur dhe se do të donte të zgjaste mandatin e tij si kryediplomat në këtë vend. Nuk dimë nëse kjo do të jetë e mundur, por Lu tha se do ta kërkonte një gjë të tillë.

Pyetje: Ambasador Lu, në janar ju mbushni tre vjet në Shqipëri. A do të largoheni atëherë?
Përgjigje: Ka qenë një nder i madh për mua dhe familjen time që kemi qenë këtu në Shqipëri në këto dy vite e gjysmë. E kemi shijuar aq shumë mikpritjen shqiptare sa kam kërkuar të qëndroj edhe më gjatë në këtë vend të bukur. Kam në plan të largohem nga Shqipëria në verën e vitit 2018. Deri atëherë, kemi shumë më tepër për të bërë së bashku.

Ndërkohë, dy pararendësit e tij, Jon Withers dhe Alexander Arvizu, pas përfundimit të mandatit të tyre, si ambasadorë në Shqipëri dhe pas “ngritjes” përkohësisht në detyrë në SHBA, janë nxjerrë në pension nga Departamenti amerikan i Shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY