FOTO GALERI/ Basha: Të keqen ta mbyllim në muze, të mirën ta...

FOTO GALERI/ Basha: Të keqen ta mbyllim në muze, të mirën ta zbresim midis nesh

89
0
Shares

Në 10-vjetorin e vdekjes së At Zef Pllumit, kreu i PD-së Lulzim Basha adresoi sot mesazhe të forta për politikën shqiptare.
Nga Katedralja e Shën Palit në Tiranë, Basha theksoi se vepra e At Zef Pllimit “Rrno vetëm për me tregue” duhet të jetë pjesë e teksteve shkollore për të rinjtë, ndërsa tha se mesazhi i saj është aktual.
“I rekomandoj kujtdo që nuk e ka parë këtë ekspozitë, ta shoh. Mesazhi i At Zef Pëllumit ia vlesh shumë pasi sot na kërcënohet liria, liria e zgjedhjet. Jeta dhe veprat e At Zef Pëllumit janë një kushtrim për lirinë. Vepra e tij ‘Rrno vetëm për me tregue’, duhet të jetë në tekstet shqiptare. Si një kushtrim për njerëzit e lirë, se ja vlen çdo sakrificë kur liria kërcënohet. Veprat dhe jeta e At Zef Pëllumbit nuk e ka vendin në muze por në jetën e përditshme të shqiptarët, pasi aty e ka vendin e keqja”, tha Basha.

Deklarata e plotë e kreut të PD-së, Lulzim Basha
Bashkë me z. Bumçi vizituam sot një ekspozitë të hapur nga vëllezërit françeskanë me rastin e 10 vjetorit të ndarjes nga kjo botë e At Zef Pllumit. I rekomandoj kujtdo që nuk e ka parë këtë ekspozitë, të vijë e ta shohë, është frymëzuese, prekëse.
Mesazhi i At Zef Pllumit është se ia vlen çdo sakrificë për lirinë. Dhe ky mesazh kumbon sot shumë sepse liria na kërcënohet, në veçanti na kërcënohet liria e zgjedhjes. Jeta dhe vepra e At Zef Pllumit janë një kushtrim për lirinë. Vepra e tij më e njohur “Rrno vetëm për me tregue” duhet të jetë në tekstet shkollore për rininë shqiptare, si një dëshmi autentike e ferrit komunist, si ndërgjegjja e një shoqërie që e humbi për 50 vjet rrugën e saj dhe si një kushtrim për të gjithë njerëzit e lirë, se ia vlen çdo sakrificë kur liria kërcënohet.
Së fundmi, dua të them se At Zef Pllumi, vepra, jeta e tij, virtytet e tij nuk e kanë vendin në muze por në jetën e përditshme të shqiptarëve. Në muze e ka vendin e keqja e cila bën vend ditë për ditë në jetën e shqiptarëve.
Qoftë ky bekimi i heshtur i At Zef Pllumit që shoqëria dhe qytetarët shqiptarë ta gjejnë forcë, ta kyçin të keqen në muze e ta zbresin të mirën në jetën e tyre të përditshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY