Elbasan, shtetrrethim për show, të gjithë nën përgjim

Elbasan, shtetrrethim për show, të gjithë nën përgjim

216
0
Shares

Pas takimit që kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda zhvilloi me drejtuesit lokalë të Policisë së Elbasanit, pas incidentit të 18 shtatorit, urdhrat kanë qenë të qartë. Forcat operacionale speciale tashmë janë vendosur në qytetin e Elbasanit duke e kthyer atë qytet në një shtetrrethim të vërtetë.
Kjo është zhvendosja e dytë e Policsë brenda pak ditësh, me forca të ekzagjeruara. Pamja i ngjan më tepër një show, ku duket se Policia do të bëjë luftë me gjithë qytetin dhe jo të arrestojë disa “kokrra”, të cilët edhe Taulant Balla dhe Pjerin Ndreu i njohin.
Sipas burimeve mësohet se, elementët kriminalë do të mbahen në monitorim, si përgjim ambiental, fotografik dhe telefonik.
Më herët prokuroria e rrethit të Elbasanit kishte kërkuar që tre elementë të dyshuar si kontigjent të mbaheshin nën përgjim. Por kjo gjë nuk u realizua, pasi forcat e posaçme nuk kishin stafi të mjaftueshëm për ta realizuar diçka të tillë.
“Duket se situata kriminale në Elbasanit ka dalë jashtë kontrollit nga organet ligj-zbatuese dhe, për këtë arsye duhet edhe një kundërveprim i menjëhershëm”, mësohet se është shprehur në takimin me dyer të mbyllura shefi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.
Aktualisht për ngjarjen e Elbasanit qëndrojnë pas hekurave dy persona ndërsa një i tretë qëndron në arrest shtëpie. Dosja tashmë po përgatitet për t’ju deleguar organit të akuzës së prokurorisë së Rrethit Elbasan, pasi nuk ka elementë të veprës penale që gjykohen nga krimet e rënda.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY