VIDEO/ Berisha takon Haradinajn: Qeveria e Kosovës në interes të shqiptarëve

VIDEO/ Berisha takon Haradinajn: Qeveria e Kosovës në interes të shqiptarëve

122
0
Shares

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka pritur në një takim kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në sajë të vizitës që po zhvillon ai në Tiranë.
Pas takimit, ish-kryeministri Berisha ka shfaqur besimin se qeveria e Kosovës me në krye Haradinajn do të realizojnë axhendën, e cila do të jetë në interes të popullit të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve.
Ndërkohë në fjalën e tij Haradinaj ka thënë se kosovarët e kanë ndjerë dashurinë e ish kryeministrit dhe se është i nderuar që e ndajnë të njëjtën kohë bashkë.
“Ne e kemi ndje dashurinë e Berishës, e ndjejnë edhe sot. Jemi të nderuar qe e ndajmë një kohë bashkë. Berisha e udhëhoqi Shqipërinë në procese jetike”, tha Haradinaj.
Të pranishëm në takim ishin edhe zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, ministri i Financave, Bedri Hamza, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi si dhe i ngarkuari me punë i Kosovës në vendin tonë, Sylë Ukshini.

Prononcimi i mbajtur per gazetaret me kryeministrin e Republikes se Kosoves, zotin Ramush Haradinaj pas takimit qe zhvilluam se bashku, ku te pranishem ishin dhe Zevendes Kryeministri, zoti Behgjet Pacolli, ministri i Financave, zoti Bedri Hamza dhe Ministri i Kultures, Rinise dhe Sporteve, zoti Kujtim Gashi si dhe i ngarkuari me pune i Kosoves ne vendin tone, zoti Syle Ukshini. sb

تم نشره بواسطة ‏‎Sali Berisha‎‏ في 27 سبتمبر، 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY