Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Përçahet Partia Demokratike Italiane, miku i Ramës mbetet pa parti

22/02/2017
Përçahet Partia Demokratike Italiane, miku i Ramës mbetet pa parti
Share on FacebookShare on Whatsapp

Partia Demokratike Italiane përçahet. Gjatë mbledhjes së fundit të kryesisë së kësaj Partie, zhvilluar mbrëmjen e së martës, grupi opozitar i cili ka qënë gjithmonë kundër linjës drejtuese të ndjekur deri më tani nga Matteo Renzi, ka deklaruar largimin nga kjo forcë politike.

Ky grup drejtohet nga Pierluigi Bersani, ish lideri i Partisë Demokratike, si dhe nga emra të rëndësishëm të politikës së majtë italiane si ish kryeministri Massimo D’Alema e ish kryetari i grupit të PD në Parlamentin Italian, Roberto Speranza.

Deputetët opozitarë të Partisë Demokratike kanë vendosur që brenda kësaj jave të krijojnë një grup politik automon si në dhomën e deputetëve ashtu dhe në dhomën e senatit, si dhe duke nisur menjëherë punën për krijimin e një subjekti të ri politik.

Në muajin mars pritet zhvillimi i eventit të parë politik të kësaj force të re, e cila ka si qëllim të bashkoj rreth vetes të gjithë zgjedhësit e zhgënjyer nga politika e ndjekur deri më tani nga Partia Demokratike.

Ende nuk ka shifra zyrtare mbi numrin e deputetëve apo sentorëve që do t’i largohen nga Partia Demotratike dhe pse përllogariten të jenë rreth 20 deputetë e 12-15 senatorë.

Ndërkohë një tjetër opozitar i fuqishëm brenda Partisë Demokratike, Michele Emiliano ka vendosur të qëndrojë në këtë forcë politike duke sfiduar Matteo Renzit e duke shpallur publikisht kandidaturën e tij për Sekretar të përgjitshëm të kësaj force politike.

Nga ana tjetër Partia Demokratike, pas dorëheqjes së Matteo Renzit nga drejtimi i saj, po përgatitet për zhvillimin e zgjedhjeve brenda Partisë, data e së cilave do të përcaktohet nga komisioni i sapo ngritur, i cili do të përcaktoj dhe rregullat e mbajtjes së Kongresit.

Me shumë gjasa priten që këto zgjedhje të zhvillohen në muajin maj, duke respektuar dhe statutin e PD, sipas të cilit 4 muaj pas dorëheqjes së sekretarit të Përgjithshëm duhet të zhvillohen zgjedhjet e reja. Alba Kepi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

22/02/2026
LAJM I FUNDIT/Sulmi ndaj policisë, Gjykata liron të “fortin” e Elbasanit

EMRAT/ SPAK mbyll hetimet për bandën e Suel Çelës, 21 të pandehur. Akuza për trafik, vrasje dhe korrupsion

22/02/2026
Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

21/02/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

EMRAT/ Mësohet identiteti i autorit dhe viktimës në Kavajë

21/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

Nisin hetimet për shembjen e rrugës e hekurudhës në Librazhd. Kompania mori inerte

22/02/2026
LAJM I FUNDIT/Sulmi ndaj policisë, Gjykata liron të “fortin” e Elbasanit

EMRAT/ SPAK mbyll hetimet për bandën e Suel Çelës, 21 të pandehur. Akuza për trafik, vrasje dhe korrupsion

22/02/2026
Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

21/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.