Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bardhi i përgjigjet Ramës: Reforma territoriale, vendim i paracaktuar si tenderat e Belindës

02/08/2026
Votimi i marrëveshjes në Kushtetuese, 7 shkeljet nga mazhoranca
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për reformën administrativo-territoriale dhe kundërshtimet që kanë ardhur edhe nga socialistë ndaj projektit.

Sipas Bardhit, procesi i konsultimit publik nuk është real, por një procedurë formale për të legjitimuar një vendim të marrë më herët.

“Për flamingot socialistë të bashkive në protestë! Edi Rama nuk po zhvillon një konsultim për hartën administrativo-territoriale. Po zhvillon një konsultim formal për një vendim të paracaktuar, njësoj si tenderat e Belindës. Prandaj edhe tallet me ata që flasin. Sepse Edi Rama nuk ka ndërmend të dëgjojë askënd që mendon ndryshe prej tij dhe prek interesat e tij të ngushta. Nëse konsultimi do të ishte i sinqertë, kryeministri nuk do t’i kërcënonte kryetarët e bashkive dhe socialistët 24 karatësh që kundërshtojnë projektin e tij. Minimalisht, do t’i dëgjonte dhe do të reflektonte”, u shpreh Bardhi.

Duke iu referuar reagimeve të disa socialistëve ndaj reformës, Bardhi tha se kundërshtimet nuk lidhen me argumente historike, por me pasojat që, sipas tij, sjell projekti për qytetarët.

“Socialistët nuk i dogjën teserat e PS-së as për historinë, as për gojëdhënat, as sepse u dhimbsen 2 mijë dëshmorët që nga antikiteti, siç ironizon Edi Rama. Socialistët u bënë flamingo, sepse refuzojnë të bëhen sërish kavje për vendimet e çmendura të kryetarit dhe kryeministrit të tyre. Socialistët, demokratët, ata qytetarë të tjerë pa parti nuk po kërkojnë privilegje. Ata po ngrenë shqetësime për një reformë që e largon vendimmarrjen prej tyre, dobëson përfaqësimin e tyre dhe rrezikon t’i lërë ata me më pak shërbime”, deklaroi ai.

Në përfundim, kreu i grupit parlamentar demokrat theksoi se reforma administrativo-territoriale duhet të ndërtohet mbi interesin e qytetarëve dhe jo, sipas tij, mbi interesat elektorale të kryeministrit.

“Një reformë administrativo-territoriale duhet të ndërtohet mbi interesin e qytetarëve, jo mbi interesin e kryeministrit për të vizatuar një hartë që i shërben llogarive të tij elektorale. Në vend që të harxhojë kohën me konsultime të paracaktuara, Edi Rama nuk duhet të fshihet pas votës së Parlamentit noter. Le të shkojë të përballet me qytetarët në referendum”, përfundoi Bardhi.a.b

Po ndodh

Erion Braçe: Më thonë se Tiranën ia kanë premtuar “filanit”

Erion Braçe: Më thonë se Tiranën ia kanë premtuar “filanit”

25/08/2026
Hajduti i motoçikletave në Tiranë, policia operacion për kapjen e tij

Motori përplaset me bordurën në Golem, humbin jetën dy persona

25/08/2026
EMRA&DETAJET/ Atentati në Elbasan, një viktimë, tjetri në gjendje të rëndë

Arrestohet 45-vjeçari në Lushnje, qëlloi për vdekje nënën dhe plagosi babanë

24/08/2026
DITA 86/ ‘Shqipëria e rinisë, jo e partisë’

DITA 86/ ‘Shqipëria e rinisë, jo e partisë’

24/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Erion Braçe: Më thonë se Tiranën ia kanë premtuar “filanit”

Erion Braçe: Më thonë se Tiranën ia kanë premtuar “filanit”

25/08/2026
Hajduti i motoçikletave në Tiranë, policia operacion për kapjen e tij

Motori përplaset me bordurën në Golem, humbin jetën dy persona

25/08/2026
EMRA&DETAJET/ Atentati në Elbasan, një viktimë, tjetri në gjendje të rëndë

Arrestohet 45-vjeçari në Lushnje, qëlloi për vdekje nënën dhe plagosi babanë

24/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.