Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

14/07/2026
Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shqipëria ka shënuar një tjetër hap në procesin e integrimit europian, pasi në Konferencën e IX Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Europian u ra dakord për mbylljen provizore të tre kapitujve negociues: Shkenca dhe Kërkimi, Arsimi dhe Kultura, si dhe Marrëdhëniet me Jashtë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, kryeministri Edi Rama, ministri irlandez për Çështjet Europiane, Thomas Byrne, dhe Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cilësuan zhvillimin si një moment të rëndësishëm në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Byrne vlerësoi progresin e Shqipërisë në zbatimin e reformave, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit, duke garantuar mbështetjen e Presidencës irlandeze për vijimin e negociatave.

Nga ana e tij, Rama tha se mbyllja e tre kapitujve është një vlerësim për rezultatet e reformave dhe dëshmi se procesi i zgjerimit funksionon mbi bazën e meritës. Ai u shpreh optimist se Shqipëria mund të përmbyllë të gjithë kapitujt negociues deri në fund të vitit 2027.

Komisionerja Marta Kos theksoi se ky është vetëm një hap i ndërmjetëm dhe se vendi duhet të vijojë reformat, sidomos në sundimin e ligjit, drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ajo bëri të ditur se 92% e shqiptarëve mbështesin anëtarësimin në BE, ndërsa 93% shprehin besim te Bashkimi Europian, përqindjet më të larta mes vendeve kandidate.

E pyetur për protestat në Shqipëri dhe projektin turistik në Sazan, Kos deklaroi se ato nuk rrezikojnë procesin e integrimit, por nënvizoi se legjislacioni për mjedisin dhe zonat e mbrojtura duhet të harmonizohet plotësisht me standardet e Bashkimit Europian.m.k

Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministri Edi Rama, Ministrit të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Mbrojtjen të Irlandës, Thomas Byrne dhe KomisioneresEuropiane për Zgjerimin, Marta Kos, pas përfundimit me sukses të Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian/

Ministri i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Mbrojtjen eIrlandës, Thomas Byrne: Sot është një ditë vërtetë e rëndësishme për Shqipërinë, por e rëndësishme edhe për Bashkimin Euopian. 

Është një super e martë, me një super fund. Sot mora pjesë në konferencën e parë të anëtarësimit me Martën, është e para sot, dhe në fakt, janë një sërë që mbajmë që prej 2002- shit dhe pata kënaqësi që të kryesoja konferencën e IX të anëtarësimit me Martën dhe me kryeministrin Edi Rama.

Shqipëria sot ka nisur dukshëm mbylljen e kapitujve negociues. Këshilli ka rënë dakord që Shqipëria është gati të mbyllë tre kapituj negociues, që është Shkencë e Kërkim, Arsim dhe Kulturë dhe Marrëdhëniet me Jashtë.

Shqipëria ka dëshmuar angazhimin e saj drejt Bashkimit Europian me mbylljen e këtyre kapitujve dhe ne shohim Shqipërinë të hyjë në një fazë të re anëtarësimi. 

Shqipëria ka çelur gjashtë grup kapitujt brenda një vit dhe ka përmbushur piketat e ndërmjetme gjatë presidencës së Qipros, në maj. Pra, ne vlerësojmë konsistencën dhe angazhimin zoti kryeministër, jo vetëm në zbatimin e reformave, sidomos në sundimin e ligjit, absolutisht thelbësor, te gjyqësori, antikorrupsionit, që mbeten në fakt, thelbi i procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian.

Si presidencë irlandeze, do të mbështesim Shqipërinë që të vazhdojë të harmonizojë legjislacionin e vet me “aquis”europiane dhe të ecë përpara në procesin e anëtarësimit.

Procesi i zgjerimit është një rrugëtim transformues dhe Irlanda e di më mirë se të gjithë, do të thoja, ka dobi për institucionet, për shoqërinë, për ekonominë, jo vetëm të vendeve kandidate, por edhe të të gjithë Bashkimit Evopian.

Presim me padurim në Këshill, që të vazhdoj të çojmë përpara kandidaturën e Shqipërisë në muajt që vijnë.

Kryeministri Edi Rama: Faleminderit shumë!

Ajo çfarë ndodhi tani shënon vërtetë një gurë kilometrik tjetër shumë të rëndësishëm në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Siç u tha, sapo ramë dakord të mbyllim tre kapituj të rëndësishëm negociatorë. Dhe ky nuk është thjesht një hap në këtë proces të gjatë, por një vlerësim i qartë që Shqipëria po ecën përpara, që reformat po japin rezultate dhe që vendi ynë është gjithmonë e më tepër i përgatitur për të marrë përsipër përgjegjësitë e anëtarësimit.

E sotmja është e rëndësishme edhe sepse thekson një mesazh mjaft të fuqishëm të kësaj, të të ashtuquajturës epokë e re: Shqipëria jep rezultate, Bashkimi Europian jep rezultate, Shqipëria ecën përpara dhe Bashkimi Europian reagon në përputhje me këtë dhe ky është thelbi i procesit: proces i besueshëm, bazuar në meritë nga të dyja anët.

E nuk mundem përveçse të të falënderoj, Thomas. Ishte e jashtëzakonshme, shumë irlandeze, super e martë. Dhe, ashtu siç thashë edhe më përpara, uroj që ju ta ruani këtë ambicie dhe të keni vetëm super, super gjatë gjithë pjesës së mbetur tëpresidencës suaj.

Dhe faleminderit, Marta, që ke qenë kokëfortësisht e durueshme dhe që na ke mbajtur gjithmonë në drejtim, pavarësisht pengesave dhe po, ne po i sjellim standardet europiane më pranë qytetarëve tanë. Po forcojmë institucionet tona, po krijojmë më shumë mundësi dhe po ndërtojmë Shqipërinë që duam të shohim si anëtare me drejtë plota e Bashkimit Europian dhe prova më e mirë e kësaj është që njerëzit duan më shumë e njerëzit janë gjithmonë e më pak tolerantë ndaj asaj që ende nuk funksionon. 

Pra, na duhet të vazhdojmë të ecim përpara dhe t’i japim rezultate për qytetarët tanë dhe nuk ka asgjë më të mirë sesa rezultatet në bazë të këtij kuadri negociator, që ka të bëjë me rritjen e standardeve dhe forcimin e institucioneve në vendin tonë.

Faleminderit shumë!

Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos: I dashur kryeministër Edi Rama, 

I dashur ministër, i dashur Thomas, 

Sot mbyllëm, siç dëgjuam, tre kapitujt e parë me Shqipërinë. Është një moment i madh për Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian. Është një super e martë për zgjerimin dhe shqipëria është pjesë e saj.

I mbyllëm kapitujt për Kërkimin Shkencor, për Arsimin, Kulturën dhe po kështu dhe Marrëdhëniet e Jashtme. Tre përfunduan, kanë mbetur edhe 30 të tjerë. 

Këto janë fusha ku Shqipëria është tashmë pjesë e familjes evropiane. Praktikisht, Shqipëria ka qenë në përputhje të plotë me politikën e jashtme të BE-së për shumë vite tashmë. Universitetet shqiptare janë pjesë e rrjetit të kërkimit dhe novacionit europian. Vendet që marrin pjesë në “HorizonEurope” dhe më shumë sesa 50 mijë studentë shqiptarë kanë marrë pjesë në “Erasmus+” qysh prej se programi nisi në 2014-n.

Përgëzime të gjithë miqve tanë shqiptarë për punën e tyre dhe për këtë arritje. Kjo u bë e mundur sepse Shqipëria ka përmbushur piketat e ndërmjetme për sundimin e ligjit muajin e kaluar.

Piketat e ndërmjetme janë një portë hyrëse që çdo vend kandidat duhet ta kalojë përpara se sa të nisë të mbyllë kapitujt e negociatave. Por më lejoni të jem e qartë që ky është një hap i ndërmjetëm, që do të thotë se reformat në këtë fushë duhet të vazhdojnë e të thellohen.

Lidhja midis progresit në anëtarësim dhe përputhshmërinë me kapitujt thelbësore do të jetë parimi udhëzues, ndërkohë që Shqipëria ecën përpara drejt objektivit të saj ambicioz për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave deri në fund të vitit 2027.

Për këtë, ne inkurajomë që të vazhdohet progresi në sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore, në sistemin e drejtësisë, antikorrupsionin dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Ja pse tashmë ne mbështetemi te Shqipëria për të vazhduar e këmbëngulur për reforma thelbësore dhe të marrin këto vendime në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse dhe kjo duhet të përfshijë të gjitha forcat politike, shoqërinë civile dhe publikun e përgjithshëm.

Dhe, duke folur publikun e përgjithshëm, kemi rezultate të reja të sondazhit tonë të perceptimit. Në Shqipëri, 92% të qytetarëve janë në favor të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. 94% e qytetarëve mendojnë se anëtarësimi do të sjellë më shumë avantazhe, e disavantazhe, dhe 93% i besojnë Bashkimit Europian. Rezultati më i mirë nga të gjitha vendet kandidate. 

Reformat që i shërbejnë Shqipërisë mund të kenë sukses vetëm nëse të gjithë ata që janë të prekur kanë shansin të dëgjohen dhe të përfshihen dhe kështu, anëtarësimi në BE shndërrohet në proces transformues për kandidatët.

Udhëheqja politike dhe mbështetja publike në favor të anëtarësimit në BE janë, përtej dyshimit, një recetë shumë e fortë për sukses. Është në duart tuaja që të jepni rezultate për pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, duke intensifikuar harmonizimin në rregullat e BE-së dhe duke dhënë rezultate në reformat që kanë më shumë rëndësi për ta.

Unë do të jem krah jush deri në fund të mandatit tim dhe Thomasi do të jetë krah jush deri në fund të këtij viti.

***

– Kryeministri Rama, tre kapituj janë mbyllur provizorisht. Cila është situata me 30 kapitujt e mbetur? Pra ku jemi, në gjendjen e progresit? 

Për komisioneren Kos dhe ministrin në një prej konferencave të mëparshme, ndjesë, nuk më kujtohet se cila specifikisht, ju thatë: “Nuk do të keni prehje në javët që vijnë, sepse do të keni konferenca të tjera për anëtarësim.” Çfarë mund të presim javët e muajt që vijnë? A do të presim konferencë anëtarësimi deri ose përpara mbledhjes së Këshillit, mendoj më 22 shtator?

Kryeministri Edi Rama: Ajo çfarë është e rëndësishme është që deri më tani, jemi në drejtimin e duhur me kalendarin tejet ambicioz që është diskutuar e për të cilin është rënë dakord në ndërveprimin tonë të ndërsjellë me Komisionin dhe falë detyrave të pareshtura të shtëpisë që kemi bërë deri më tani.

Thënë kjo, kalendari bëhet gjithmonë e më shumë ambicioz dhe ne duhet të punojmë gjithmonë e më tepër pa reshtur. Nëqoftëseatmosfera do të vazhdojë ajo çfarë kemi përjetuar gjatë kësaj periudhe të fundit, çdo gjë do të jetë aty ku duhet dhe çdo detyrë shtëpie do të bëhet si duhet. Nëqoftëse atmosfera do të ndryshojë, atëherë do të shohim, por deri tani nuk kemi arsye të besojmë se do të ketë një ndryshim atmosfere. Dje në në takimin e Koalicionit të të Vullnetshëmve pati edhe një qasje, një këndvështrim për këtë proces, për vendet që janë në negociata aktive dhe mund të ndjeje lehtësisht, se te gjithë janë të prirur që të shtyjnë përpara dhe të gjithë janë të prirur të gjejnë mënyra edhe më të shpejta për ta mundësuar këtë. Kështu që jam shumë, shumë optimist në mënyrën shqiptare, që do të thotë, tragjikisht optimist. Kështu që gati për të ecur përpara dhe për tu përballur edhe me sfida, nëqoftëse se shfaqen, por siç e thashë në fjalën hyrëse, presidenca irlandeze na jep komfort sepse Irlanda ështënjë vend që ka dëshmuar përmes shembullit, se progresi eksponencial është i mundshëm dhe se irlandezët nuk pranojnë asgjë përveç ekselencës si objektiv. Pra, të jesh i shkëlqyer në objektivin e Presidencës, do të thotë të mund të mbyllësh më shumë kapituj me ne dhe me të tjerët deri në fund të vitit dhe ne ju besojmë miqve tanë irlandezë, punës që po bëjmë me Komisionin dhe kemi besim tek partnerët kështu që deri tani gjithçka mirë.

Ministri i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Mbrojtjen e Irlandës, Thomas Byrne: Ajo çfarë mund të them është që ne do të vazhdojmë ta ndjekim këtë agjendë. E kemi bërë zgjerimin një prej përparësive  kyçe të presidencës irlandeze. Shohim një pikë kulmore shumë të rëndësishme në proces, jo vetëm në BE, por edhe në vendet kandidate për reformat që po kryejnë dhe aty ku shohim që piketat janë përmbushur e standardet janë vendosur, ne do të jemi atëherë në pozitën për të paturkonferenca të tjera anëtarësimi dhe është ambicia jonë për ta bërë këtë gjë. Pra e dinim që do të vinte, por donim të siguroheshim që gjithçka të ishte në vendin e duhur. Ne do ta vazhdojmë këtë punë deri në pushimin e verës dhe pastaj përtej. Në fakt, dy javë më parë nuk e dinim që do të ndodhte kjo gjë, ta parashikonim që do të ndodhte në këtë super të martë dhe ne natyrisht, nuk mund të parashikojmë. Di vetëm të them që presidenca, ekipi , Ministria e Punëve të Jashtme dhe stafi në Këshill do të vazhdojnë ta ndjekin procesin e zgjerimit me shumë energji dhe do të reagojmë ndaj asaj që Shqipëria dhe vendet kandidate do të bëjnë. Jemi tejet të hapur dhe entuziastë për perspektivën e konferencave të tjera të zgjerimit që do të vijnë.

– Kryeministër thatë që nuk ka alternativë përkundrejt anëtarësimit në BE për Shqipërinë, por qeveria juaj ka mbështetur resortin luksoz, mbështetur nga Jared Kushner që ka sjellë shqetësime edhe në Bruksel për standardet mjedisore dhe për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. Si justifikoni mbështetjen e një projekti që Komisioni ka ngritur publikisht shqetësime sa i takon procesit të anëtarësimit. 

Komisionere, nga pikëpamja juaj, protestat aktuale në Shqipëri a mund të ngrenë probleme që do të ndikojnë në aftësinë e Shqipërisë për të përmbushur kriteret e anëtarësimit në BE?

Kryeministri Edi Rama: Nga vitet e gjata në detyrë kam mësuar që kur thua Bruksel, është një fjalë shumë komplekse, ka shumë organizma dhe ka shumë zëra në Bruksel. Për ne, të gjitha zërat në Bruksel janë mjaft të respektueshëm, por ka një fjalë që e marrim shumë seriozisht, që është zëri i Komisionit. Deri tani më duhet t’ju them se Komisioni është krye të gjithçkaje duke qenë shumë i mirë informuar, bazuar në fakte dhe arsyeja pse them gjithmonë, qysh prej një kohe të gjatë, që në këtë botë, informacioni apo sistemeve shume kaotikëinformacioni dhe pikëpamjeve mjaft të debatueshme, ku e vërteta gjen gjithmonë e më pak hapësirë, e gënjeshtra dhe gjysmë të vërtetat e të vërtetat e rreme, gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë, Komisioni mbetet në fakt ai që mban fort objektivitetin sepse Komisioni punon bazuar në fakte, punon bazuar në të dhëna, punon bazuar në burime të verifikuara, ndaj jam i sigurtë që edhe ju nëqoftëse do të kishit interes për faktet, për të dhënat, për burimet e verifikuara, do të kuptonit se nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Projekti është ende punë në vazhdim. Projekti nuk është askund, nuk mund të shihet askund deri mëtash sepse nuk është finalizuar dhe vlerësimi i ndikimit në mjedis është në proces e sipër. Gjithçka po bëhet sipas rregullave qysh prej ditës së parë, pavarësisht emrave. Përmendja e emrave nuk është diçka që na ndihmon për të shkuar tek e vërteta dhe kur them sipas rregullave, kam vetëm një libër rregullash që vlen për ne, që është ‘’libri’’ i rregullave të standardeve të anëtarësimit dhe ‘’libri’’ i rregullave të Komisionit të Bashkimit Europian. Pra ideja që Shqipëria do të vazhdonte përpara me diçka që nuk do të ishte në përputhje të plotë me ‘’librin e shenjtë’’ të besimtarëve dhe ateistëve në Shqipëri, që janë standardet e parimet e BE, është pretendim pa bazë, pra nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Zero. Ne do të bëjmë një projekt që do të jetë krenari për Shqipërinë e për Europën. Kjo është ambicia ime. Shqipëria duhet ta bëjë realitet për veten dhe për Europën dhe sigurisht, në proces do të jemi siç kemi qenë deri tani, shumë rigorozë për të kërkuar asgjë përpos standardeve më të larta. Do të kërkojmë vetëm diçka që do t’i bëjë të gjithë krenarë që e kanë këtë gjë në mes të Europës. Në të kundërt nuk do të ndodhë. 

Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos: Ne nuk e shohim rrugëtimin e Shqipërisë dhe Bashkimin Europian në rrezik tek prova e sotme është që kemi mbyllur tre kapituj. Lidhur me projektin specifik, mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të anëtarësimit në BE, kritere shumë të rëndësishme dhe aktualisht ka një sërë ligjesh që duhen ndryshuar për të përmbushur këtë kriter. Po edhe përpara sesa të nisnin këto protesta, kishim rënë dakord me Shqipërinë që gjatë këtij viti do të shfuqizoheshin amendamentet e vitit 2024 të ligjit për zonat e mbrojtura. Gjithashtu do të shfuqizohej ligji për investime strategjike dhe këto ndryshime do duheshin bërë për të mbyllur negociatat për kapitullin 27 që ka të bëjë me mjedisin e ndryshimin e klimës dhe do t’i inkurajoja autoritetet, siç dëgjuam që do ta bëjnë këtë gjë, sa më shpejt të jetë e mundur. E dimë që kjo është një çështje shumë e rëndësishme në debatin publik shqiptar. Protestat janë pjesë e proceseve më të gjera demokratike dhe mënyrës se si vendet mënyra se si vendet i trajtojnë këto protesta janë pjesë thelbësore e proceseve pluraliste demokratike kështu që, inkurajoj që qeveria shqiptare të marrë hapa përpara, të trajtojë shqetësimet e qytetarëve, por është ajo çfarë thashë që procesi i anëtarësimit është një proces në vazhdimësi. Kapitulli 27 është një prej kapitujve më kërkues, kështu që sigurisht jo vetëm për shkak të kësaj proteste, por më së shumti sepse Shqipëria duhet të harmonizojë legjislacionin për të cilin kemi rënë dakord kur çelëm grup kapitujt. Jemi të sigurt që asgjë nuk do të ndodhë në këtë fushë që nuk do të jetë e harmonizuar me legjislacionin europian.

Kryeministri Edi Rama: Edhe diçka tjetër sepse dua të sigurohem që nuk ka një tjetër keqinterpretim të formulimit. Na duhet të shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike që është diçka për të cilin kemi disa kohë për të cilin kemi rënë dakord sepse ky ligj e ka përmbushur misionin e vet dhe po punojmë ngushtësisht edhe me Komisionin për atë që do ta zëvendësojë këtë ligj. Kur bëhet fjalë për ligjin tjetër, nuk kemi asgjë për të shfuqizuar edhe pse ka pasur një rezolutë në Parlamentin Europian që ka kërkuar këtë, por na duhet të trajtojmë ligjin mbështetur në të gjitha standardet europiane dhe të ndryshojmë brenda këtij ligji, gjithçka që nuk është në pajtim me standardet europiane sepse shfuqizimi nënkupton anulim dhe ligji për investimet strategjike do të shfuqizohet dhe anulohet, ndërkohë që ligji për zonat e mbrojtura, është një nga ligjet më të mira që kemi. Është një ligj për të cilin kemi punuar shumë fort për ta hartuar. Ligji i parë në vend për zonat e mbrojtura sepse nuk kishim një të tillë më parë, ashtu siç nuk kishim shumë gjëra të tjera më parë dhe na duhet të trajtojmë pjesë specifike të cilat duhet të jenë në pajtim të plotë më standardet e Bashkimit Europian dhe edhe për këtë, ndërkohë që flasim, po punojmë me Komisionin, por shfuqizim nuk është një fjalë që e marrim si fjalë për të qenë në përputhje. Nuk është shfuqizim. Është miratim 100% në përputhje me standardet europiane. Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, janë dy gjëra të ndryshme, thjesht sa për mos humbur në përkthim, siç ndodh.

– Nga të katërta vendet e “Super të martës” sot, të gjithë kanë data ambicioze në mendje për përfundimin e procesit dhe për kohën kur do të anëtarësohen. Nuk po ju pyes se çfarë mendoni për këto data se besoj e di tashmë, por çfarë planifikoni të bëni që këto data t’i fusni në mendjen e anëtarëve aktualë të Bashkimit Europian e ndoshta për të punuar që këto vende të bien dakord për këto data në vjeshtë kur të flasim për zgjerimin. Ideja është që të bien dakord për këto data objektiv, në mënyrë që të shërbejnë dhe si motivim që vendet kandidate do të futen sa më shpejt të jetë e mundur.

Ministri i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Mbrojtjen e Irlandës, Thomas Byrne: Në fakt kemi një proces që po ecën me ritme dhe do ta vazhdojmë këtë proces dhe ne reagojmë në momentin që vendet kandidate kanë përfunduar punën që duhet të përfundojnë dhe në këtë bazë do të vazhdojmë ta ndjekim procesin. Shohim për shembull që Mali i Zi ka ngritur grupin për hartimin e traktatit të anëtarësimit dhe është hap i rëndësishëm. Pra, duhet të ndodhë puna dhe pastaj ambicia jonë për të ecur, pra të kemi një situatë kur puna teknike është bërë dhe kjo është shumë e rëndësishme, por dhe kjo krijon momentumin e vet politik dhe në fakt ideja edhe e kësaj konference sot është që ka krijuar një tjetër pikë kulmore politike, që zgjerimi po ceket gjithmonë e më tepër si realitet, që në fakt është. Pra na duhet që të vazhdojmë të mbajmë ritmin në këtë proces. Ne shpresojmë që do të jetë rasti që Mali i Zi të përfundojë të vijë dhe ndërkohë të hartojë traktatin e anëtarësimit dhe është e rëndësishme që në fund të fundit shtetet anëtare ta ratifikojnë këtë anëtarësim dhe e di që Shqipëria dhe vendet e tjera kandidate për anëtarësim po angazhohen mbi baza e dypalëshe në mbarë Bashkimin Euopian. Kryeministri Rama qe pjesë e samitit të Koalicionit të Vullnetshëmve, pra në formate shumë të ndryshme dhe kjo është shumë e rëndësishme. 

Nga pikëpamja e presidencës irlandeze, ne e dimë që ka shumë punë për të bërë. Shpresojmë që do të ketë shumë punë për të bërë dhe jemi absolutisht ambiciozë të punojmë dhe me Komisionin, sepse në momentin që ju tregon njerëzve që ajo që po bëjnë ka vlerë, mendoj që ajo duhet që ky proces të eci me ritëm. Ne do të kemi një diskutim të udhëheqësve në Këshillin Europian në tetor dhe ky mund të jetë një moment tjetër shumë domethënës, sepse dua që kryeministri ynë dhe presidenti Costat’ju thonë udhëheqësve ja ku e kemi, e kemi bërë këtë përparim, atëherë le të ecim përpara me shpejtësi dhe ta bëjmë realitet këtë gjë. 

Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos: Siç e dini Kris, zgjerimi nuk funksionon me data, por sa më shumë vendi i afrohet fundit të pjesës teknike të negociatave për anëtarësim, më shumë mund të themi apo më shumë mund të përdorim vite. Po mbështesim Malin e Zi për përmbylljen e negociatave deri në fund të 2026-s. Është një vizion që e kanë vendosur ata për veten e tyre dhe ashtu siç tha Thomasi, më vonë do të shohim se sa shpejt do të ecë procesi i ratifikimit dhe më pas, ne mbështesim vizionin e qeverisë shqiptare për të mbyllur kapitujt deri në fund të 2027-s dhe po mbështetim vizionin e qeverisë së Moldavisë për t’i mbyllur të gjithë kapitujt deri në fund të 2028-s. 

Na duhet që të gjithë të jenë në të njëjtën barkë. Na duhet që së pari kandidatët të japin rezultate dhe nuk është e lehtë dhe po flas edhe për përvojën time kur Sllovenia ka qenë vend kandidat dhe me gjasa, “aquis” sot janë tre herë më shumë sesa në vitet kur ne kemi negociuar. Kështu që kandidatët sigurisht duhet të japin rezultate. Pastaj duhet që dhe Komisioni Europian të nxitë ekipin gjatë tërë kohës dhe shumë prej tyre janë me mua sot këtu, me të gjithë bashkëpunëtorët, me të njëjtin numër bashkëpunëtoresh duhet të japim më shumë rezultate. Kështu që dikush mund të thotë që ne po nxisim përpara procesin e anëtarësimit dhe në qoftë se e thonë që po e bëjmë këtë nëpërmjet dhënies së privilegjeve vendeve kandidate, kjo nuk është e vërtetë. Po e bëjmë këtë përmes mënyrave më të shpejta e më efektive. Për shembull kemi pasur një proces shumë të shpejtë të analizës së legjislacionit për Ukrainën dhe Moldavinë. Sigurisht na duhen shtetet anëtare dhe sigurisht na duhet një presidencë e mirë që është në fakt drejtuese e procesit dhe jam shumë e kënaqur që në katër presidencat e fundit kemi qenë me fat që secila prej tyre e ka pasur zgjerimin si përparësi kyçe dhe për mua, nëse mund ta them kjo është një recetë shumë e mirë, por është vërtetë punë e jashtëzakonshme. 

Më lini t’ua them, ekipi im apo ekipet e mia që po punojnë me vendet kandidate kontrollojnë legjislacionin dhe kur them ekipi im nuk e kam fjalën vetëm për “DG ENEST” Janë të gjitha drejtoritë e përgjithshme të komisionit, të gjithë drejtorët e përgjithshëm, të gjithë komisionerët duhet të punojnë për këtë gjë. Vetëm bazuar në këtë mund të themi që për shembull jam pozitive për vizionin e 2028-s në 2028-n për Malin e Zi. Megjithatë Thomas thatë një gjë shumë të rëndësishme ajo çfarë ndodh sot dhe po theksojmë këtë ‘super të martë’ por po theksojmë edhe që është një vend, një ditë e veçantë sepse na motivon të gjithëve dhe shoh energjinë e veçantë që po shpaloset edhe në vendet e tjera kur Shqipëria për shembull evoluon, ecën përpara dhe kandidatët e tjera janë të motivuara. 

Mali i Zi që ka një paketë financiare që e dinë sa do të kushtojë apo sa do të kontribuojnë, inkurajojnë dhe të tjerët. Kështu që pres që kjo energji pozitive të na japë edhe më tepër energji për konferencat e tjera ndërqeveritare që do të vijnë do të ketë shumë Thomas gjatë presidencës. 

Ministri i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Mbrojtjen e Irlandës, Thomas Byrne: Dua të falenderoj Marta ekipin tuaj, ekipin shqiptar, ekipin tim që është ulur aty. Shumë njerëz kanë punuar për këtë gjë. Duam t’ju falenderojmë të gjithëve për punën që keni bërë dhe për punën që do të vazhdoni të bëni.

Po ndodh

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

14/07/2026
Reshjet e vrullshme, inertet dhe përrenjtë bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona

14/07/2026
DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

14/07/2026
EMRI/ Shpërthim me tritol në Shkodër, shënjestër punonjësi i Tatimeve

Tiranë, sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro

14/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Kos: Protestat nuk pengojnë procesin e integrimit

14/07/2026
Reshjet e vrullshme, inertet dhe përrenjtë bllokojnë rrugën Elbasan-Librazhd

Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona

14/07/2026
DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

DITA 45/ Qytetarët rikthehen para Kryeministrisë: Ju erdhi fundi

14/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.