Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ish kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, SPAK mbyll hetimet

14/07/2026
KQZ kërkesë Prokurorit të Përgjithshëm: Të hetohet kreu i bashkisë së Divjakës, dyshimet për rekorde kriminale në Itali
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi, duke e marrë të pandehur për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Për të njëjtën akuzë janë marrë të pandehur edhe Dorjan Spaho, Andi Bullari dhe Ledio Xharo.

Pas përfundimit të hetimeve, SPAK ka depozituar dosjen në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku çështja do t’i nënshtrohet shqyrtimit paraprak nga gjyqtari Erjon Çela.

Sipas hetimeve, procedimi penal lidhet me disa procedura të dhënies me qira të pasurive në administrim të Bashkisë Divjakë. Konkretisht, bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 67 hektarësh, e cila është dhënë me qira për ndërtimin e impianteve fotovoltaike.

Nga hetimet rezulton se Bashkia Divjakë ka lidhur kontrata qiraje me shoqëritë AH Power and Konstruksion sh.p.k. dhe Intex sh.p.k.. Në kohën e lidhjes së kontratave, sipërfaqja e dhënë me qira rezultonte e regjistruar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës si tokë bujqësore.

Sipas dosjes hetimore, Bashkia Divjakë i kishte kërkuar Ministrisë së Bujqësisë ndryshimin e kategorisë së kësaj prone, duke e kaluar nga tokë bujqësore në tokë joproduktive, me qëllim realizimin e projektit për ndërtimin e impianteve diellore.

Çështja është referuar fillimisht nga Policia e Vlorës, ndërsa hetimet u zhvilluan më pas nga SPAK për shkak të statusit të ish-kryebashkiakut.a.b

Po ndodh

SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

16/08/2026
Sarandë, sulmohet turisti i huaj dhe grabitet, 3 persona në pranga

SARANDË/ Dhunohet shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, reagon n/kryetari i PD, Këlliçi

16/08/2026
MINISTRIA/ Si është gjendja e të lënduarve pas zjarrit në hotel në Vlorë

MINISTRIA/ Si është gjendja e të lënduarve pas zjarrit në hotel në Vlorë

16/08/2026
VLORË/ Zjarri në hotel Brooklyn, 6 pushues me djegie, 2 më rëndë, turistët hidhen nga ballkonet

VLORË/ Zjarri në hotel Brooklyn, 6 pushues me djegie, 2 më rëndë, turistët hidhen nga ballkonet

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRAT/ Ekstradime, 3 nga Greqia në Tiranë dhe 2 nga Tirana në Romë

Arrestohen 2 persona në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Rumania i dënuari për vrasje

16/08/2026
SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

SARANDË/ Dyshimet, si u shkrumbua “Mesopotam Agroturizëm” tek Syri i Kaltër

16/08/2026
Sarandë, sulmohet turisti i huaj dhe grabitet, 3 persona në pranga

SARANDË/ Dhunohet shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, reagon n/kryetari i PD, Këlliçi

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.