Kryeministri Edi Rama është shfaqur sërish në terren në krah të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, në një kohë kur kjo e fundit është nën hetim, duke ngritur pikëpyetje mbi mesazhin politik që përcillet në raport me drejtësinë dhe partnerët ndërkombëtarë.
Prania e Ballukut në aktivitetet zyrtare të Ramës shihet si një sinjal sfidues ndaj Bashkimit Evropian, i cili ka vendosur si kusht forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë të përfshirë në hetime.
Përfshirja e saj në dalje publike përkrah kryeministrit mund të shihet si përpjekje për të ushtruar presion ndaj institucioneve të drejtësisë dhe për të sfiduar kërkesat e BE-së, në një kohë kur procesi i integrimit mbetet i bllokuar, pavarësisht disa takimeve të zhvilluara në kuadër të strukturave evropiane.
Gjatë ditës së sotme, Rama ishte në Lushnjë, ku zhvilloi një bashkëbisedim me fermerët e zonës së Krutjes, duke u fokusuar te rritja e investimeve në bujqësi, lehtësitë fiskale dhe skema e re kombëtare për mbështetjen e këtij sektori.
Ai u ndal veçanërisht te programi i ri kombëtar “Dyfisho Ndërmarrjen Tënde”, i cili synon të mbështesë financiarisht sipërmarrësit që paraqesin plane konkrete zhvillimi në sektorët prodhues, me qëllim rritjen e standardeve dhe afrimin me tregun e Bashkimit Evropian.
Balluku është drejtuese politike e qarkut rë Fierit ku përfshihet edhe Lushnja. a.b





